Home Blogger Templates Blogger Tricks & Hacks Tools & Generators Blogs Directory Blogger Falling Objects

Thaçi: S'me duhet dora e Isës

Labels: ,
Kryeministri në dorëheqje i Kosovës, Hashim Thaçi në një intervistë për BBC-në, tha se 2010-ta ishte një vit
historik në ndërtimin e shtetësisë së Kosovës. Thaçi ka pranuar se viti 2010, ishte një vit i sfidave dhe vështirësive të mëdha, por, sipas tij, “të tejkaluara më sukses”.
Duke folur për sfidat e vitit të ardhshëm, ai ka premtuar se Kosova në fund të vitit 2011 do të jetë shumë afër liberalizimit të vizave, ndërkaq në mandatin e tij katërvjeçar si kryeministër, ajo do të jetë anëtare e NATO-s.
Zgjedhjet e fundit, që kontestohen nga forca të caktuara politike, Thaçi i ka vlerësuar si zgjedhje “që arritën standarde të larta ndërkombëtare” – të cilat, sipas tij, “janë vlerësuar edhe prej SHBA-ve dhe BE-së si dhe prej mekanizmave tjerë ndërkombëtarë, por në të njëjtën kohë edhe nga monitoruesit ndërkombëtarë të organizatës ENEMO”.
Zgjedhjet e fundit ai i ka përshkruar si sfidë e tejkaluar. “Ishin sfidë, por i kaluam bashkërisht, nuk ka kontestime, ka deklarime mospajtuese me rezultatin, por kjo është mungesë ose e kulturës politike, ose shprehje e pakënaqësisë me rezultatin zgjedhor që e kanë pritur disa parti politike dhe që nuk e kanë fituar besimin qytetar”, tha ai.
Pas procesit të rinumërimit të votave dhe atij të rivotimit në Deçan, Skënderaj dhe Drenas më 9 janar, kryeministri në largim ka premtuar një qeverisje të qendrës së djathtë, ndërsa lidhur me kërkesën e liderit të LDK-së, Isa Mustafa, për krijimin e një qeverie teknike deri në vjeshtë, kur do të organizoheshin zgjedhje të reja, lideri i PDK-së ka thënë se zgjedhjet do të mbahen në vitin 2013.
Madje, Thaçi ka thënë se “po punohet në ndërtimin e një platforme që do t’ia kthejë identitetin dhe dinjitetin e Prishtinës”. Sipas tij, “fryma evropiane e Kosovës do ta përfshijë edhe Prishtinën në një të ardhme të afërt, kjo me një lidership të ri, me qeverisje të re efektive, duke mos u marrë shumë me politikë, por duke u shërbyer të gjithë qytetarëve të vendit”.
I pyetur ndërkaq lidhur me deklaratën e liderit të LDK-së, se nuk do t’ia shtrijë dorën e fitores në këto zgjedhje, ngase ai i cilëson të manipuluara, Thaçi ka thënë se “Dora e Isa Mustafës është një dorë e së kaluarës”, dhe se “ai i shtrëngon duart me njerëzit e së ardhmes për vendin”.
Thaçi ka përsëritur qëndrimin e tij ndaj raportit të Dick Martyt, duke thënë se ai është “një raport racist, proserb” – raport të cilin, sipas tij, “do ta rrëzojë vetë realiteti dhe e vërteta”./io
0 comments:

Post a Comment

About Me

My Photo
Top Lajm
Për këtë artikull dhe më shumë, vizito www.toplajm.com..... Portali TopLajm themeluar në vitin 2010 qëllim kryesor ka informimin e shpejtë, të saktë dhe të paanshëm. Përmes informacionit ky portal do ta bëjë të pamundurën që të edukojë dhe të argëtoj lexuesit. Ideja për themelimin e këtij portali është mbështetur nga një grup gazetarësh, , zhvillues të Web faqeve dhe shumë njerëz që konsiderohen si elita e shoqërisë në Kosovë. Që nga dita kur u dha mendimi për krijimin e TopLajmit synimet ishin të ditura: Avancimi i informimit dhe shpejtësia e transmetimit të lajmeve nëpërmjet internetit, sidomos për zhvillimet në trojet shqiptare. Në këtë vend, ku gazetarët përballen me presione të ndryshme, TopLajm do të jetë ndihmesë për gazetarët që kanë nevojë ta tranmetojnë atë që e dinë dhe kanë fakte për të. Top Lajm nuk do të ndalet. Nuk do të ketë forcë që do mund ti bëjë presion që shkrimet të ndikohen.
View my complete profile

OPINIONIONE

My Blog List