Home Blogger Templates Blogger Tricks & Hacks Tools & Generators Blogs Directory Blogger Falling Objects

Tre ditë fushatë në komunat ku rivotohet

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka miratuar të mërkurën planin operacional për
procesin e rivotimit me 9 janar në Drenas, Skenderaj, Deçan, si dhe pjesërisht në Lipjan dhe Malishevë. Plani përmban shtrëngesa në aspektin e sigurisë së votimit dhe procesit të numërimit të votave. Ndërsa janë lënë vetëm tri ditë fushatë elektorale.
Florian Dushi, anëtar i KQZ-së ka thënë se plani ka specifikat e njëjta me pak përjashtime në aspektin e rritjes së vigjilencës në rreth sigurisë së votimit.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për shkak të nivelit të lartë të keqpërdorimit të votave kishte vendosur të përsërisë zgjedhjet në tërësi në komunat Skenderaj dhe Drenas, ku fitues dilte të jetë Partia Demokratike e Kosovës. Po ashtu si dhe në Deçan ku fitues me përqindje të lartë rezultonte të ishte Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.
Gjithashtu për shkak të shkallës së lartë të manipulimeve ishte vendosur që të shkohet në rivotim në disa vendvotime në Lipjan dhe Malishevë.
Ndërsa për shkak të dyshimit se janë bërë keqpërdorime ndërmjet votave të kandidatëve brenda partive ishte vendosur që të shkohet në rinumërim në 760 prej 2280 vendvotimeve.
KQZ gjithashtu ka certifikuar zgjedhjet e jashtëzakonshme në komunën e Rahovecit./on
0 comments:

Post a Comment

About Me

My Photo
Top Lajm
Për këtë artikull dhe më shumë, vizito www.toplajm.com..... Portali TopLajm themeluar në vitin 2010 qëllim kryesor ka informimin e shpejtë, të saktë dhe të paanshëm. Përmes informacionit ky portal do ta bëjë të pamundurën që të edukojë dhe të argëtoj lexuesit. Ideja për themelimin e këtij portali është mbështetur nga një grup gazetarësh, , zhvillues të Web faqeve dhe shumë njerëz që konsiderohen si elita e shoqërisë në Kosovë. Që nga dita kur u dha mendimi për krijimin e TopLajmit synimet ishin të ditura: Avancimi i informimit dhe shpejtësia e transmetimit të lajmeve nëpërmjet internetit, sidomos për zhvillimet në trojet shqiptare. Në këtë vend, ku gazetarët përballen me presione të ndryshme, TopLajm do të jetë ndihmesë për gazetarët që kanë nevojë ta tranmetojnë atë që e dinë dhe kanë fakte për të. Top Lajm nuk do të ndalet. Nuk do të ketë forcë që do mund ti bëjë presion që shkrimet të ndikohen.
View my complete profile

OPINIONIONE

My Blog List