Ylli i basketbollit amerikan, Kobe Bryant, u shndërrua në protagonistin e një ngjarje të shëmtuar, ndërsa skuadra e tij u poshtërua në Los Anxhelos prej Miluokit, me rezultatin 79-98. I nervozuar në një natë ku asgjë nuk po shkonte si duhej, Kobe u dënua me dy faulla teknikë, për protestat ndaj gjyqtarit kryesor, veprim i cili ndalohet në lojën e basketbollit. E gjithë ngjarja ndodhi përpara syve të Leonardi Di Caprio-s, një fans i zjarrtë i Lakers dhe një personazh i përhershëm në “Staples Center”. Tifozët, si rrallë herë, vërshëllyen skuadrën e tyre në daljen nga fusha, ndërsa ylli tjetër i favoritëve për titull, Pau Gasol ishte gjithashtu në një mbrëmje të errët./yp
Turpërohen Lakers, përjashtohet Kobe Bryant
Labels:
SPORT

Post a Comment