Home Blogger Templates Blogger Tricks & Hacks Tools & Generators Blogs Directory Blogger Falling Objects

VITI 1989 - VITI QE NDRYSHOI BOTEN

Labels: ,
Imagjinoni redaktorët e lajmeve në javën e parë të qershorit të vitit 1989.
Pasditen e së shtunës së 3 qershorit, kushtet shëndetësore të liderit suprem të Iranit, Ayatullah Ruhollah Khomeini, u përkeqësuan me hapa të shpejtë. Pak para mesnatës, 86- vjeçari Khomeini u largua nga jeta. Teherani është 3 orë e gjysmë përpara Pekinit, dhe pikërisht në këtë orë, ndërsa turmat në Iran kishin dalë në rrugë për të shprehur hidhërimin e vdekjes, njerëzit në Pekin nuk ishin më pak të shokuar. Trupa të Ushtrisë Çlirimtare të Popullit po fshinin mbetjet e protestës se studentëve në sheshin “Tiananmen”, dhe fshirja nënkuptonte të qëlluarit me armë zjarri drejt turmës. Por, kjo nuk ishte e gjitha… Ndërsa pikëllimi dhe tmerri kishin zënë robër Teheranin dhe Pekinin, polaket po zgjoheshin në një ditë shprese. Në pranverë, Partia Komuniste kishte kërkuar që të bisedonte haptazi me palën e opozitës, dhe këtu përfshiheshin përfaqësues të shoqërisë civile dhe bashkimit tregtar të quajtur “Solidariteti”. Ky grup i kishte shpëtuar ligjit kundërshtues të vitit 1981.
Në Hungarinë e vitit 1956 dhe sërish në Çekosllovakinë e vitit 1968, tanket sovjetike kishin shtypur lëvizjet reformuese popullore. Megjithatë, në vitin 1989, era e ndryshimit në Europën Lindore kishte arritur që të merrte forcë të madhe. Në Bashkimin Sovjetik, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Komuniste, Mikhail Gorbachov i kishte lënë mënjanë zakonet e vjetra partiake. Lidershipi sovjetik nuk kishte më atë zemër prej guri që imponohej si më parë me atë forcës ushtarake. Kështu, më 4 qershor Polonia po votonte, edhe pse në rrethana të tilla ku pozicioni i Partisë Komuniste qëndronte i mbrojtur. Kur vetëm dy raunde të votimeve ishin numëruar, Solidarnoshi kishte fituar pothuajse çdo karrige në Parlamentin polak të Sejmit. Ndarja që kishte frikësuar Europën që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore kishte ardhur drejt një fundi. Çarjet në Perden e Hekurt po fillonin që të thelloheshin…
Por, ky është vetëm aspekti politik që ne njohim. Viti solli ndryshime të mëdha edhe në teknologji, shoqëri, për të drejtat e njeriut, sidomos atyre të gay-ve dhe në  fushës e argëtimit dhe televizionit, me ardhjen e familjes “nukleare” Simpsons.

Ekstazi dhe idealizëm Lindi muzika “house”

Çdo stinë ka nevojë për një kolonë zanore, dhe për vitin 1989 ishte ritmi i kërcimit “dance trippy” në Mançester, një muzikë kjo  e lindur në klubet e natës të Anglisë Veriore të mjegullt dhe me shi. Kjo muzikë arriti që të thithte pak nga argëtimi dhe gëzimi i viteve ‘60 dhe përqafoi shpresën se urdhri i ri botëror do të përfshinte shumë kërcime dhe përqafime. Dy bandat më të mira të kësaj skene, “The Happy Mondays” dhe “The Stone Roses”, shumë mirë arritën të përzienin ritmet e muzikës “punk” dhe së bashku me qëndrime në skenë si yje të rock-ut, arritën të krijonin një ndjenjë  bashkimi me audiencat. Dhe mbi të gjitha, ndjesinë që nuk kishte ndarje midis njerëzve në skenë dhe atyre qe kërcenin në pistë poshtë tyre. Ky ishte shpirti i verës së dytë të dashurisë, duke e marrë këtë term nga vitet ‘60 dhe duke arritur të tërheqë të gjithë maniakët e festave kudo në botë. Duke përzierë karakterin dominues të muzikës “punk”, Manchester përqafoi një shpirt që shumë mirë mund të përshkruhej si egalitarizëm eklektik. DJ-të miksuan muzikë ‘soul’ me ‘elektro’, ‘house’ me latine. Emrat më të mëdhenj të skenës muzikore udhëtuan drejt SHBA-së gjatë fundjavave për të interpretuar në klube.“Çdo gjë shkoi mirë”, - kujton Mike Pickering, që ishte një DJ në klubin më kryesor të kësaj lëvizjeje “Haçienda”, në Manchester. “Muzika ‘house’ që rrodhi prej andej mund të quhet tani rryma kryesore që luhet në klube, por atëherë shihej si diçka underground. Plus që ‘Haçienda’ ishte një vend i lirë për të eksperimentuar të gjithë”.
Një nga arsyet e ndjenjës së vëllazërisë të kësaj lëvizjeje ishte thjesht tërheqje kimike, diçka shumë më e fortë se ajo e rock–ut psikodelik, e frymëzuar nga drogat acide ose amfetaminat gjatë ‘punk’-ut të viteve ‘70. Manchester ishte mbushur nga droga e tij e zgjedhur: ekstazi. “Ti do shkoje në ‘Haçienda’ dhe do kishe këtë muzikë që ishte një kalbësirë e paimagjinueshme, - shprehet Noel Gallagher i ‘Oasis’. - Pastaj ti shtoje një notë ‘E’ dhe ishte sikur të dëgjoje muzikë klasike”. Disa muzikantë ankohen se cilësia e tabletave të ekstazisë kanë rënë. Këto kapsula tani mund t’i gjesh për më pak se një dollar, nga 40$ që shiteshin 20 vite më parë. Megjithatë, tingulli i skenës muzikore të Manchester nuk pati atë ndikim jetëgjatë si muzika ‘punk’ ose hip-pop. Tani, ‘Haçienda’ është zëvendësuar nga një sërë zyrash ekzekutive,  dhe rinia hedoniste dhe plot me shpresë që mbushte pistën e saj të kërcimit nuk gjenden më tani aty. Por në forma të tjera, kjo lidhje vëllazërie ekziston akoma dhe gjendet në forma të tilla, mbrapa rrjeteve elektronike shoqërore.Dhe, prapë mbetet një mësim i qëndrueshëm. 47-vjeçari Shaun Ryder, lideri i “Happy Mondays”, luftoi kur “festa“ mbaroi. Për një periudhë kohë ai u ankua se çdo peni që ai fitoi nga kjo trashëgimi që la mbrapa, vajtën direkt për të shlyer borxhet që rrodhën nga marrëveshje jo të kujdesshme biznesi të realizuara në skenën e Manchesterit të atyre ditëve. Të përqafosh idealizmin botëror është mirë, por më parë sigurohu që të kesh nënshkruar një kontratë të qëndrueshme.

Çifti i parë i martuar gay

Në fotografi, çifti Axgil rrezatojnë gëzim të pastër. Sapo janë martuar dhe gjenden të mbështetur te njëri-tjetri, ndërsa shëtisin me karrocë rrugëve të Kopenhagës. Duart e tyre mbajnë gotat e shampanjës dhe buzët janë të mbyllura nga një puthje ekzaltuese. Turma njerëzish gjendeshin rreth tyre përpara Bashkisë së Kopenhagës dhe shumë do të kishin menduar se ata ishin të ftuarit e dasmës, të mos ishte për pajisjet elektronike, kamerat me të cilat ata ishin të shoqëruar. Kishte një sërë kameramanësh që po i prisnin ata jashtë sallës, duke lënë të kuptohej se të sapomartuarit nuk ishin çift i zakonshëm. Ishte 1 tetori i vitit 1989, dhe të veshur me kostume, Axel dhe Eigil Axgil ishte kthyer në çiftin e parë gay në botë që të arrinin të legalizonin martesën e tyre.
Sot kjo foto qëndron në murin e apartamentit në Kopenhagë, të Axelit. 95-vjeçari e ka vendosur midis vazove të luleve dhe zbukurimeve në mur të qeramikës... Bashkëshorti i tij, Eigil është larguar nga jeta që para 14 vjetësh, por Aksel akoma e kujton ditën e martesës sikur të ishte dje: rrëketë e dhuratave të ardhura herët në atë mëngjes me diell të diele, shëtitjen me taksi deri në bashki dhe supën me shparg që hëngrën gjatë pritjes. Por, më shumë se çdo gjë tjetër, ai mban mend turmën: “Unë nuk kisha parë kurrë kaq shumë kamera televizive. Në atë moment e kuptova rëndësinë historike të asaj që ne po bënim”.
Çfarë bëri që Danimarka të ishte kaq pranuese ndaj martesave brenda të njëjtit seks? Nuk është se danezët kanë pasur një histori të gjatë tolerance ndaj homoseksualëve. Tre vite pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, Axel Lundahl-Madsen, i cili më vonë do e ndryshonte mbiemrin e tij në Axgil sipas një përzierje të mbiemrit të tij dhe të Eigil, ndihmoi që të krijohej organizata e parë për të mbrojtur të drejtat e gay-ve. Madje, edhe fjala homoseksual ishte akoma një tabu në shoqërinë daneze. Kjo është edhe arsyeja pse grupi u quajt “Shoqata e 48-ës”, viti në të cilin u krijua. Do të duhej akoma edhe 48 vjet përpara se organizata të ndryshonte emrin në ‘Shoqata Kombëtare e Gay-ve dhe e Lezbikeve’. Megjithatë, barrierat ndaj barazisë qëndruan akoma. Një përpjekje për të legalizuar bashkimet brenda të njëjtës gjini u hodh poshtë në Parlament. Akoma nga fundi i viteve ‘80 diçka ndryshoi që bëri të dukej se legalizimi i martesave brenda të njëjtës gjini ishte mundësia e vetme logjike. Për shumë, kjo mundësi ishte si një epidemi. “AIDS bëri të mundura dy gjëra”, - citon Jensen. - Së pari, bëri që konservatorët të mendonin se është mirë të mbështesësh marrëdhënie monogame të qëndrueshme mes gay-ve. E dyta, i solli homoseksualët në sferën publike. Për herë të parë, politikanët po takonin burra gay dhe femra lezbike dhe po kuptonin që ata nuk ishin ndryshe nga të tjerët”. Tom Ahlberg, i cili si kryetari i Bashkisë së Kopenhagës në vitin 1989 bashkoi në martesë Axel dhe Eigil, pranon që AIDS ishte një faktor i rëndësishëm, por e shikon rolin e sëmundjes në një aspekt më të ndryshëm.
“Duke marrë parasysh tragjedinë që po ndodhte mes tyre, ne menduam se si shoqëri i detyroheshim diçka atyre, pak shenjë simpatie dhe respekti ndaj gay-ve”.
Ahleberg kaloi muaj pas aprovimit në legjislacion, duke punuar me aktivistët për të drejtat e gay-ve për të arritur në  ceremoninë e tyre të parë të martesës. “Unë doja të kuptoja rëndësinë historike të asaj çfarë po ndodhte. Por gjithashtu, dëshiroja  të rrija aq afër sa mundja edhe në ceremonitë që kryheshin edhe ndaj çifteve heteroseksuale”, - citon ai.
Në fund, Ahlberg nuk ndryshoi pothuajse asgjë nga shërbimi civil, edhe pse ai bëri të mundur vendimin e padëgjuar më parë, që të hapte bashkinë e Kopenhagës për ceremoninë që do të ndodhte të dielën. Duke qëndruar përpara 11 çifteve dhe të ftuarve të tyre, Ahlberg dha një fjalim të shkurtër, i cili arriti të shkaktonte vetëm një ndryshim ndaj shërbimit civil. Ai arriti që të zëvendësonte fjalën martesë me frazën “marrëdhënie e regjistruar”. Pastaj udhëhoqi çdo çift, duke nisur nga Axel dhe Eigil në dhomën ku ata do të shkëmbenin unazat e tyre. “Ishte tërësisht e mrekullueshme”, - deklaron Ove Carlsen, psikologu i cili u martua me ministrin Ivan Larsen po atë ditë. “Kishte muzikantë që luanin, ndërsa ne zbrisnim poshtë nga dhoma e martesës. Hymë përmes tumës dhe të gjithë po na qeshnin. Pikërisht në atë moment, ne e dinim që po shkruanim historinë”.
Vitet e tjera në vijim, Axel dhe Eigil vazhduan të ndanin të njëjtin krevat dhe mëngjesin në Danimarkën veriore. Por, dhjetëvjeçarë të tërë shtypjesh kishin lënë shenjën e tyre. Madje, edhe pse ata ishin të martuar, e prezantonin njëri-tjetrin te të huajt si “miq”. Deri në vitin 1995, kur Eigil, i cili gjendej në spital duke vuajtur nga një atak në zemër që do i merrte edhe jetën atij, arriti të përdorte termin më të saktë.
“Një doktor pa që unë gjithnjë gjendesha pranë tij dhe pyeti se kush isha unë, -  kujton Axgil. – Dhe, Eigil pa drejt meje dhe tha: ‘Ai? Ai është bashkëshorti im’”.
Për të provuar se martesa midis homoseksualëve është tani pjesë e plotë e asaj marrëveshjeje ligjore, duhet pyetur çifti Kasper Jensen dhe Aedan Blansø. Një pasdite prilli, këta dy të rinj që ishin shoqëruar me njëri-tjetrin për 5 vjet me radhë u takuan përballë të njëjtës bashki ku Axel dhe Eigil u martuan 20 vite më përpara. Ata ishin lindur pak vite përpara se legjislacioni për “marrëdhëniet e regjistruara” të hynte në fuqi, kështu që ata ishin shumë vegjël për të kuptuar tërësisht ndikimin e tij.
“U rrita duke menduar se një ditë do të takoja burrin e duhur, do të bija në dashuri me të dhe do të martoheshim, - citon Jensen. - Kur ti dëgjon rreth këtyre vendeve të tjera që kanë ndaluar martesën midis homoseksualëve të duket një vendim aq i trishtueshëm. Njerëzit duhet të kenë të drejtën që të kenë jetën që ata dëshirojnë të kenë”, - përfundon ai.

“The Simpsons”, mënyra sesi ata na paraqesin ne

Ekzistojnë filma të pavarur, muzikë e pavarur dhe publikues të pavarur. Por, për shkak të mënyrës se si biznesi i televizionit punon, ekzistojnë seri të prodhuara për miliona dollarë apo euro për të arritur miliona njerëz. Dhe në fakt, nuk kishte shumë programe televizive të pavarura derisa mbërritën “The Simpsons”. Ndoshta është një deklaratë absurde që të thuash “e pavarur” për një nga shfaqjet televizive më popullore në botë, e hedhur në qarkullim nga kompania gjigande e medias “FOX”. Kjo e fundit ka financuar se tepërmi në shifra  biliona dollarësh për licencimin, tregtimin dhe përhapjen kudo të kësaj shfaqjeje. Por, përpara se banorët me lëkurë të verdhë të mbërrinin si rivalë për maskotat e korporatave të tjera gjigante dhe pothuajse të kudoshfaqura në botë, si Mickey Mouse dhe Bugs Bunny, “Simpsons” ishin në fakt lindja  e një formati të ri të artit të pavarur, të një komedie televizive alternative.
Kur flasim për “Simpsons”, le ta nisim me pak histori…
Duke nisur që nga fundi i viteve ‘70, Matt Groening kishte publikuar “Life in Hell”, që ishte një komedi ironike dhe e zhveshur rreth një lepuri të çuditshëm të quajtur Binky. Producenti veteran, James L. Broooks i kërkoi Groening që ta përshtaste tregimin vizatimor në sekuenca të shkurtra të animuara për shfaqjen “The Tracey Ullman Show”. Por, në vend të kësaj kërkese ai krijoi një familje të bazuar gjerësisht mbi  fëmijërinë e tij, duke e paraqitur veten si Bart, që është një anagram për fjalën angleze “brat”, që do të thotë fëmijë i tmerrshëm.
Kur “Simpsons” debutuan në ekranet e televizorit më 17 dhjetor të vitit 1989, subjekti i tij rreth një familjeje amerikane  të shtresës mesatare ishte diçka tërësisht e njohur në programacionin e kanaleve televizive. Por, shumë shpejt u bë e qartë që kjo familje nuk ishte si ajo e paraqitur në shfaqjen “Cosby Show” dhe komeditë e tjera televizive, gjithnjë të paraqitura me nota optimiste.
Babai, e ëma, doktori, polici dhe mësuesi, në fund e gjitha shfaqje e njohur me emrin “The Simpsons” ishte vendosur në një botë ku figurat autoritare paraqiteshin qesharake. Drejtori i shkollës së Bart ishte një idiot, mësuesi i tij, një konsumues i hidhur i duhanit. Babai i tij, Homer paraqitet si  një teknik i paaftë që punonte në një uzinë që prodhonte energji nukleare me një plutokrat të keq si bos. Idhulli i tij televiziv, Klauni Krusty, ishte një lodër e rrezikshme cinike. Në këtë film vizatimor, asnjë institucion nuk është i sigurt. Aty gjendet një reverend i lodhur, një shef policie maniak pas petullave të ëmbla, një avokat i specializuar në paraqitjen e viktimave dhe një shofer autobusi i shkollës, përdorues i kanabisit.
Çfarë bëri që “The Simpsons” të kalonin nga një satirë alternative në një sukses kaq të madh, ishte familja e tyre aq simpatike dhe bota e madhe dhe e pafund që ishte krijuar rreth e rrotull tyre. Homer, Marge, Lisa, Bart dhe Maggie ishin një familje nukleare në shumë forma, dhe jo vetëm për shkak të punës së Homerit. Ata ishin bërthama rreth të cilëve një re e gjerë personazh vërtiteshin. Si film vizatimor, ata nuk gjendeshin të kufizuar nga aktorë realë dhe vetë realiteti. “The Simpsons” ishin të lirë që të shkonin kudo dhe të përshkruanin gjithçka. Dhe, ata e përdorën këtë liri për të krijuar një univers të tyrin.
Kjo do të thoshte që nëse një shfaqje bashkëkohore e tyre “Seinfeld” cilësohej si “një shfaqje rreth asgjëje”, “The Simpsons” ishin një shfaqje rreth gjithçkaje. Nëpërmjet fqinjit të tyre tërësisht të disponueshëm, Ned Flanders ne njihemi me besimin fetar. Nëpërmjet prezantuesit qesharak të lajmeve, shfaqja rrotullohet  rreth medias. Nëpërmjet kryetari të Bashkisë të korruptuar të Springfield, Joe Quimby, ne njihemi me politikën.
Mbi të gjitha, “The Simpsons” ishin një fenomen i kulturës popullore që ishte krijuar në lidhje me vetë këtë kulturë. Shfaqja përfshiu brenda saj kritikën e hershme se nuk ndikonte pozitivisht, duke shfaqur po brenda saj një shfaqje tjetër “Itchy and Scratchy”, në të cilën një mi vrasës torturon një mace. Ai përmbante edhe një trillim tërësisht dhe tipikisht hollivudian: Heroi i aksionit, i ngjashëm me Schwarzenegger, Rainier Wolfcastle, superheroi ‘Njeriu Radioaktiv’, shfaqjet televizive të të cilit ishin sponsorizuar nga cigarja ‘Laramie’ dhe sigurisht, ata fansat, të mishëruar në ‘djalin e librit komik, fanatik dhe obez’. Komentet e tij mbi “episodet më të këqija që kanë ndodhur ndonjëherë” alarmonin edhe kritikët më kërkues të kësaj shfaqjeje. Kjo mund të shpjegojë se si një shfaqje e krijuar  specifikisht mbi Amerikën, u kthye në eksportin më popullor televiziv kudo në botë. Kudo që ti të jetoje, në Springfield apo në Springbok, ti mund të kuptoje jo vetëm universalitetin e këtyre historive familjare, por edhe kulturën e masës së kudogjendur dhe të disponueshme që ajo satirizonte.
Triumfi i “The Simpsons” është aq absolut dhe arritja e tyre aq e përgjithshme, saqë është e vështirë që të kuptosh se aluzionet  e shpeshta që kjo shfaqje bën nuk ishin gjuha e qartë dhe e drejtpërdrejtë e komedisë, kur mungesa e respektit u kthye në gjendjen më normale dhe më të pranueshme të kulturës popullore. Por, suksesi i tij qe një ndryshim në rrjedhjen e transmetimeve televizive, dhe në retrospektivë duket si një shfaqje që nuk kërkon sforcime të thella mendore. Kishte vetëm një gjë që bashkonte njerëzit, dhe ky ishte besimi se ata njëlloj si personazhet me flokë të verdha humoristike të Matt Groening ishte njerëz që nuk përshtaten me mjedisin në të cilin ndodheshin. Alternativa më e madhe konkurruese e botës e ktheu televizorin në një vend ku individët e veçantë u kthyen në pjesën më të zakonshme të tij.

Big Bang i internetit

Kur Tim Berners-Lee nisi punën e tij me Robert Cailliau në vitin 1989, në Laboratorin e Fizikës Europiane në Gjenevë, të ashtuquajtur “CERN”, interneti sapo kishte filluar që të njihej si një shërbim i vlefshëm komercial. Por, atij i mungonin sistemet e standardizuara të formatimit, ruajtjes, lokalizimit dhe rigjetjes së informacionit. Tim e zgjidhi këtë problem duke krijuar gjuhën ‘HTTP’, që është një gjuhë kompjuterike për komunikimin e dokumenteve me anë të internetit, dhe gjithashtu për t’u dhënë atyre edhe adresa për gjetjen e tyre në internet. Ai gjithashtu krijoi edhe brouserin e parë dhe e quajti “Worl Wide Web” ose “Rrjeti i Merimangës”, siç njihet sot. Cunami i përdorimit që rrodhi në internet për shkak të këtyre shpikjeve të Tim Berners-Lee, gjithashtu pati të nevojshme edhe krijimin e mjeteve për gjetjen e informacionit të dedikuar në një oqean të mbushur plot me të dhëna. Kështu që linden një sërë motorësh kërkimi, si kompanitë gjigante “Google” dhe “Yahoo”!
“GPS”
Në 14 shkurt, Ditën e Dashurisë, të vitit 1898, një raketë ‘Delta’ u hodh nga Kepi Kanaveral dhe përshkroi qiellin e Floridës, duke mbajtur brenda saj një satelit të njohur si ‘Space Vehicle Number 14’. Me një peshë të njëjtë me atë të një makine të zakonshme familjare dhe e paracaktuar për një orbitë të gjatë më se 19 mijë km mbi planetin, sateliti ishte i pari i yjësisë prej 24 të tillë, që do të krijonin Sistemin e Pozicionimit Global (‘GPS’). Së bashku me internetin, ‘GPS’ është një nga teknologjitë më të afta të kohës sonë të globalizuar, dhe ne thjesht sa kemi filluar që të eksplorojmë zbatimet e saj të pafundmë. E zhvilluar nga Departamenti amerikan i Mbrojtjes, ‘GPS’ është një sistem i sofistikuar që e bën gjithçka më të thjeshtë: ai cakton me shumë saktësi vendndodhjen tënde në Tokë. Satelitët emetojnë sinjale radio të vazhdueshme që marrësit e përkthejnë në gjatësi, gjerësi, lartësi, shpejtësi dhe kohë. ‘GPS’ mund të përdoret që të krijojë harta, të vëzhgojë vende, të kërkojë për thesare, të paracaktojë parkime makinash dhe thjesht duke mbyllur telefonin e bijës tënde me një shpejtësi sa mund t’i ndalosh asaj që të shkruaj mesazhe në celular ndërsa gjendet në timonin e makinës. “Greenpeace” i kanë përdorur marrësit ‘GPS’ që të ekspozojnë tregtimin e paligjshëm të pajisjeve elektronike nga Britania për në Nigeri. Europa po zhvillon një sistem ‘GPS’ të quajtur Galileo. Kina po investon në projektin ‘Galileo’ dhe në prill të vitit 2009 hodhi satelitin e dytë në këtë “Yjësi”, që një ditë mund të bëhet rivali i saj./gsh
0 comments:

Post a Comment

About Me

My Photo
Top Lajm
Për këtë artikull dhe më shumë, vizito www.toplajm.com..... Portali TopLajm themeluar në vitin 2010 qëllim kryesor ka informimin e shpejtë, të saktë dhe të paanshëm. Përmes informacionit ky portal do ta bëjë të pamundurën që të edukojë dhe të argëtoj lexuesit. Ideja për themelimin e këtij portali është mbështetur nga një grup gazetarësh, , zhvillues të Web faqeve dhe shumë njerëz që konsiderohen si elita e shoqërisë në Kosovë. Që nga dita kur u dha mendimi për krijimin e TopLajmit synimet ishin të ditura: Avancimi i informimit dhe shpejtësia e transmetimit të lajmeve nëpërmjet internetit, sidomos për zhvillimet në trojet shqiptare. Në këtë vend, ku gazetarët përballen me presione të ndryshme, TopLajm do të jetë ndihmesë për gazetarët që kanë nevojë ta tranmetojnë atë që e dinë dhe kanë fakte për të. Top Lajm nuk do të ndalet. Nuk do të ketë forcë që do mund ti bëjë presion që shkrimet të ndikohen.
View my complete profile

OPINIONIONE

My Blog List