Home Blogger Templates Blogger Tricks & Hacks Tools & Generators Blogs Directory Blogger Falling Objects

Wikipedia mbush 10 vjet

Labels: ,
Kanë kaluar dhjetë vjet që kur Jimmy Wales vendosi që të krijonte sajtin
 që për nga klikimet dhe suksesi konsiderohet si i 5-ti më i famshëm në botë. Ja planet e ardhshme të një sajti që i ka rezistuar sfidës së kohëve... 
Tashmë kanë kaluar dhjetë vjet nga dita kur një nga sajtet më të klikuar të internetit, “Wikipedia”, doli në dritë në faqet e webit. Dikur ishte një sajt i vogël, me një emër të çuditshëm dhe me një ambicie fillimisht modeste, që pak nga pak nisi të shndërrohej në një sajt shumë të klikuar, të konsultuar, në një sajt që i shërben të gjithëve, pasi është ndër të vetmit që të ofron një sasi dhe cilësi informacioni për çdo fjalë që mund të ekzistojë. Sot ky sajt ka 17 milionë artikuj dhe çdo muaj tërheq një audiencë prej 400 milionë përdoruesish në botë. Kjo ka bërë që në renditjen botërore, ky sajt të zërë vendin e pestë.
Themeluesi i “Wikipedia”, Jimmy Wales (Jimbo), një nga ata që konsiderohen si aristokratët e rrjetit, është një njeri që nuk ndalet para vështirësive dhe është vazhdimisht në kërkim të risive për pasurimin e sajtit dhe përsosjen e tij. Pak ditë më parë është kthyer nga Moska, ku veç të tjerash pati edhe një takim me Presidentin e vendit, Medvedev. Ishte një nga ekskursionet e shpeshta ndërkombëtare që ai ndërmerrte për të promovuar dhe shpjeguar projektin e tij, që varet tërësisht nga dedikimi i jashtëzakonshëm i një ushtrie bashkëpunëtorësh vullnetarë. Nëse “Wikipedia, që ka një vlerë aktuale tregu prej 5 miliardë dollarësh, nuk do të ishte një sipërmarrje jofitimprurëse, pra një sipërmarrje që nuk pranon reklamime, por që mbikëqyret vetëm nga një fondacion bamirësie, atëherë Jimbo do të kishte vetë një pasuri të jashtëzakonshme. Por në fakt, ai është shumë modest nga pasuria, dhe në këtë periudhë të vitit, si çdo vit tjetër, është duke u bërë apelin e përvitshëm përdoruesve të “Wikipedias” për ta ndihmuar sajtin me fonde. Këtë vit, në mënyrë që të ruajë pavarësinë e tij nga sulmet dhe presioni që mund të bëjnë reklamat, Jimbo ka nevojë për një ndihmë financiare prej 16 milionë dollarësh.
Para se t’i kushtohej me mish e me shpirt dhe me kohë të plotë internetit dhe “Wikipedias”, Jimmy bëri pasuri në bursën e Çikagos. Ai e krijoi sajtin me partnerin e tij të dikurshëm, Larry Sanger, më 15 janar të vitit 2001. Me kalimin e viteve, përveç “Wikipedias”, ai ka krijuar edhe një sajt që i sjell përfitime, “Wikia”, i cili pranon reklama dhe u ofron klikuesve të tij informacione të ndryshe dhe më të detajuara.
Jimmy është një njeri që ka pasur gjithmonë vizion dhe besim në vetvete, por suksesi që pati “Wikipedia” ishte i jashtëzakonshëm dhe tejkaloi çdo ëndërr që ai kishte pasur para se ta krijonte sajtin. Sipas tij, ky sajt me 400 milionë vizitorët në muaj, është shndërruar me të vërtetë në një pikë shumë të rëndësishme referimi për shtresa të ndryshme të popullsisë botërore dhe është bërë një pjesë shumë e rëndësishme të infrastrukturës së informacionit. “Nuk e pata imagjinuar që do të përhapej dhe do të kishte një akses kaq të madh”, - thotë vetë krijuesi.
Para se të niste “Wikipedian”, Jimmbo nuk kishte bërë udhëtime të ndryshme nëpër botë, siç është duke bërë tani, prej dhjetë vjetësh. Deri në vitin 2001 kishte qenë vetëm deri në Kanada dhe Meksikë. Ndërsa prej dhjetë vjetësh ai udhëton në të gjithë botën për të shpjeguar nëpër seminare dhe konferenca të ndryshme ku e ftojnë vazhdimisht, për të dhënë përvojën e tij të punës. Ai bën pjesë në rangun e të ftuarve të tillë si ish-Presidenti amerikan, Carter, këngëtari i pop-it, Bono, apo ish-zv/presidenti, Al Gore. Por, ndërsa shpërndan dituritë dhe informacionin së bashku me përvojën e tij nëpër botë, Jimbo duhet aktualisht që të përballet me sqarimin e një situate jo fort të zakonshme. Ekziston një ide se “Wikipedia” dhe “Wikileaks” janë thuajse e njëjta gjë, apo janë pjesë e së njëjtës ide apo kompani. Së pari, Jimbo ka një marrëdhënie të mirë me politikanët, dhe veçanërisht me ata britanikët, ndërkohë që Assange ishte në burg për dy javë dhe tani është i liruar me kusht. Kjo, sa për të bërë dallimin e parë mes dy “wiki”.
“Mesazhi më i rëndësishëm që jam duke shpërndarë këto kohë, është që ne nuk kemi absolutisht të bëjmë me “Wikileaks”, - thotë Jimbo, i cili nuk e fsheh një lloj irritimi nga emri që Assange i ka vënë sajtit të tij, i cili është bërë tashmë shumë i famshëm, përtej çdo parashikimi për shkak të publikimit të materialeve sekrete. “Ajo çka Assange është duke bërë nuk ka lidhje me një ‘wiki’. Thelbi i një ‘wiki’ është një proces redaksional i përbashkët, ndërkohë që Assange vetëm sa merr dokumente nga burime të ndryshme dhe i publikon ato. Në këtë mes nuk ka një punë të përbashkët editoriale dhe redaksionale. Përse nuk e  quajtën sajtin ‘Open Leaks’, do të ishte më pranë realitetit të veprimtarisë së tyre”, - thotë Jimbo.
Por, si kampion i fjalës së lirë dhe lirisë së shtypit, sigurisht që Jimmy ka vlerësimet e veta për punën e Julian dhe të tjerëve që qëndrojnë pas sajtit të shumëdiskutuar. ”Shikoni, gjërat nuk janë edhe aq të thjeshta. Në shoqëritë e lira dhe të hapura, është shumë e rëndësishme që njerëzit     që kanë prova për gabime apo manipulime, të kenë një mënyrë për t’i publikuar ato në mënyrë që njerëzit të informohen dhe të vendosin më mirë pastaj për të zgjedhur politikanët apo qeveritarët e tyre. Mendoj  se një mundësi e tillë do të ishte shumë e shëndetshme për një demokraci. Nga ana tjetër, mendoj se dhe në këtë rast i bashkohem zërit të disa organizatave të të drejtave të njeriut, se “Wikileaks” duhet që të jetë shumë e kujdesshme për emrat dhe ngjarjet e materialeve që publikon, në mënyrë që të mos ketë dëmtime dhe gjithçka t’i shërbejë të mirës së njerëzve”.
Ndërsa vetë “Wikipedia” nuk ka asnjë dyshim në lidhje me misionin e saj shumë humanitar dhe të paanshëm. Dikur sajti është sulmuar për shkak të hapësirës që i lejon të gjithëve që të editojnë materiale, çka mund të rezultojë edhe e dëmshme dhe problematike nëse një liri e tillë do të keqpërdorej. Vetë themeluesi i saj thotë se ka pasur probleme me shumë artikuj, parregullsi e shpesh edhe gjëra të qëllimshme, por me kalimin e kohës gjërat janë përmirësuar dhe janë bërë më të rregullta. Kjo ka ardhur si pasojë e masave mbrojtëse, që janë shtuar dhe janë bërë më të sofistikuara. Jimmy e di se sa në vëmendje të vazhdueshme të njerëzve është sajti i tij dhe se me sa përgjegjësi dhe kujdes duhet që të ruhet emri i tij i mirë. “Ne jemi shumë të hapur për të korrigjuar të gjitha gabimet që vihen re, madje do t’ju luteshim përdoruesve të këtij sajti që, për të mirën e përgjithshme, të na ndihmonin të ishim sa më korrektë”, - thotë ai.
Sipas tij, “Wikipedia” mund të përmirësohet në diversitetin e kontribuuesve. Në editimin dhe redaktimin e materialeve të sajtit përfshihen rreth 100 mijë kontribuues vullnetarë, dhe kjo bëhet në bazë turnesh mujore. Kjo i krijon mundësi shumë të mëdha lehtësuese punonjësve fiks të stafit, që të punojnë edhe me një numër të kufizuar. Por, për sa i përket editorëve, 805 e tyre janë meshkuj dhe kryesisht shumë të dhënë pas shkencave ekzakte, çka mund të bëjë që çështjet humane të lënë për të dëshiruar në mënyrën se si trajtohen apo konceptohen. Ndaj, Jimbo i bën thirrje dhe njerëzve që vijnë nga shkollimi i shkencave shoqërore dhe letërsisë, kryesisht, që të kontribuojnë në trajtimin e  termave dhe artikujve të cilët janë shumë të nevojshëm.
Në këtë mënyrë, “Wikipedia” do të fillojë dhjetëvjeçarin e dytë të ekzistencës së saj duke e bërë përdorimin e këtij sajti shumë më të lehtë dhe më të mirëinformuar për përdoruesit, që nuk janë shumë të lidhur me teknologjinë. Në të ardhmen e afërt, përdoruesit do të inkurajohen që të japin vlerësime për faqet e ndryshme të sajtit, duke i bërë kështu që të jenë më interaktivë me faqet. Synimi i Jimbos është që të gjithë, në njëfarë mënyre, të shndërrohen në editorë apo redaktorë të materialeve të publikuara në këtë sajt. “Ne nuk kemi qenë kurrë pro me marrjen pjesë si qëllim në vetvete, ne jemi duke u përpjekur që të ndërtojmë një enciklopedi”, - thotë Jimbo. Aktualisht, numri i artikujve të rinj në versionin anglisht të sajtit, është ulur ndjeshëm. Kjo vjen si pasojë e një vrulli të madh që pati editimi i artikujve të rinj disa vjet më parë, kur edhe uria ishte shumë më e madhe dhe informacionet nuk ishin të shumta. ”Është mirë, në fakt, që për momentin editimet janë ngadalësuar, sepse në këtë mënyrë kemi më shumë kohë që të merremi me cilësinë e materialit, çka është njëherazi e rëndësishme sa edhe sasia. Qëllimi ynë nuk është që të kemi një numër sa më të madh faqesh. Qëllimi ynë është që të krijojmë faqe sa më të dobishme”.
Tashmë fokusi i Jimbo është zhvendosur në Lindje, drejt Indisë,  ku muajin e ardhshëm, pra muajin e përvjetorit të dhjetë të sajtit, “Wikipedia” do të hapë zyrën e saj të parë jashtë Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me shumë gjasë më Mumbai ose në Bangalore. Sipas tij, tashmë është shumë e rëndësishme që të rritet numri i artikujve në indishte. Aktualisht ka rreth 500  mijë artikuj në hindu dhe dhjetëra në gjuhë të tjera. Jimmy e di shumë mirë se për të realizuar ëndrrën e tij ka ende shumë punë për të bërë dhe se gjërat do të duan kohën e tyre që të realizohen. Një nga sajtet më të padokumentuar mbetet ai i Afrikës dhe gjuhëve përbërëse të këtij kontinenti. “Wikipedia” është shumë krenare që ia ka arritur jo vetëm t’i mbijetojë një dhjetëvjeçari, që ka nxjerrë jashtë loje emra të mëdhenj si ‘AOL’, ‘MySpace’, ‘Yahoo’, por edhe ta shndërrojë këtë dhjetëvjeçar në një kohë shumë të suksesshme. Sipas themeluesit të ‘Google’, Sergei Brin, ‘Wikipedia’ është një nga triumfet më të mëdha të internetit. Sa për vetë Jimmy Wales, ai ndryshe nga të mëdhenjtë e tjerë të internetit, nuk ka një profil aq publik. Kështu, nuk ka asnjë film të ndërtuar mbi jetën e tij.
Ai është martuar dy herë dhe ka një vajzë me gruan e dytë. Kur u nda nga gruaja e parë i dolën shumë thashetheme, sepse ai vendosi që t’ia shiste gjërat e saj personale në internet. Martesën e parë e bëri me një ish-shoqen e punës në një dyqan ëmbëlsirash, në të cilin punonte kur ishte 20 vjeç. Në atë kohë ai studionte dhe mësonte, dhe kishte ëndërr të bënte një enciklopedi që do t’i hynte në punë të gjithëve dhe që do të ishte falas./gsh
0 comments:

Post a Comment

About Me

My Photo
Top Lajm
Për këtë artikull dhe më shumë, vizito www.toplajm.com..... Portali TopLajm themeluar në vitin 2010 qëllim kryesor ka informimin e shpejtë, të saktë dhe të paanshëm. Përmes informacionit ky portal do ta bëjë të pamundurën që të edukojë dhe të argëtoj lexuesit. Ideja për themelimin e këtij portali është mbështetur nga një grup gazetarësh, , zhvillues të Web faqeve dhe shumë njerëz që konsiderohen si elita e shoqërisë në Kosovë. Që nga dita kur u dha mendimi për krijimin e TopLajmit synimet ishin të ditura: Avancimi i informimit dhe shpejtësia e transmetimit të lajmeve nëpërmjet internetit, sidomos për zhvillimet në trojet shqiptare. Në këtë vend, ku gazetarët përballen me presione të ndryshme, TopLajm do të jetë ndihmesë për gazetarët që kanë nevojë ta tranmetojnë atë që e dinë dhe kanë fakte për të. Top Lajm nuk do të ndalet. Nuk do të ketë forcë që do mund ti bëjë presion që shkrimet të ndikohen.
View my complete profile

OPINIONIONE

My Blog List