Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Muharrem Xhemajli ka ripërsëritur sërish se brenda Lëvizjes Vetëvendosje ka elemente pro sllave.
Ai gjatë një interviste në emisionin ‘Interaktiv” në KTV, ka thënë se ka argumentet për atë që po flet. Xhemajli apostrofon Albin Kurtin si njeriu kryesor me
orient prosllav. Sipas tij Kurti, pas luftës dhe lirimit nga burgu, ka mbajtur kontakte të vazhdueshme deri në vitin 2004 me inspektor ë të shërbimit sekret serb, dhe me njerëz të armatës serbe.
Xhemajli përmendi vëllezërit Daqiq nga komuna e Klinës që sipas tij kanë pasur kontakte dhe takim me Albin Kurtin. Ai tha se njeri ka qenë inspektor i shërbimit sekret, ndërsa tjetri pjesë e armatës serbe. Kreu i OVL UÇK-së tha se i vjen keq që disa bashkëluftëtarë të tij janë pjesë e Vetëvendosjes në këtë rast për Rexhep Selimin, që tha se e konsideron si mik.
Ai ka hedhur poshtë edhe akuzat e Vetëvendosjes se ai kishte mbushur kutitë e votimit me vota të PDK-së. Xhemajli pranoi se atë ditë ka qenë në fshatin Krajkovë, mirëpo sipas tij nuk është dukur për asnjë moment në vendvotim për të cilin flet Vetëvendosja. Kreu i OVL-së, me këtë rast tha se është dëmtuar imazhi i Organizatës, dhe për këtë arsye është duke përgatitur padi për shpifje ndaj Lëvizjes Vetëvendosje. /indeksonline
Post a Comment