Manchester United është skuadra e vetme e pamposhtur në Premierligë këtë sezon, por pritet të ballafaqohet me shumë probleme. United ka një skuadër të vjetruar dhe
si pasojë e kësaj pritet të mbesin pa shumë futbollistë në fund të sezonit, kurse disa të tjerë dëshirojnë të largohen.Gjenerata e famshme që çoi “Djajtë e Kuq” drejt shumë titujve po ‘shuhet’ dhe Sir Alex Ferguson duhet të mendojë për shumë talentë të rinj. Gjatë përvojës së tij 24-vjeçare në United, skocezi ka marrë shumë futbollistë cilësorë të rinj, por tani duhet të mendojë për një revolucion të madh, pasi 10 lojtarë që largohen janë shumë, edhe për një klub të madh si Manchester United.
Largimet e mundshme
Sipas të përditshmes britanike, “The Times”, për më pak se 18 muaj do të largohen 10 futbollistë. Gjashtë futbollistëve iu përfundojnë kontratat, kurse disa të tjerë nuk dëshirojnë të mbesin më në “Old Trafford”. Portieri Edwin van der Sar do të pensionohet në fund të këtij sezoni, kurse Owen Hargreaves pas lëndimit të rëndë, nuk pritet të vazhdojë më te jetë anëtar i “Djajve të Kuq”. Gjithashtu edhe Michael Owen do të lihet i lirë, pasi Ferguson nuk dëshiron t’ia vazhdojë kontratën dhe ai është i lirë të kërkojë skuadër të re. Gjithashtu edhe mbrojtësi i djathtë, Gary Neville, nuk do të vazhdojë me Manchesterin, pasi i përfundon kontrata dhe do të pensionohet.

Sir Alex Ferguson është i interesuar që Paul Scholes të vazhdojë të jetë nën urdhrat e tij, ashtu si edhe Ryan Giggs, që do të mund të vazhdojë kontratën edhe për një vit. Mbrojtësi Wes Brown, edhe pse i përfundon kontrata në vitin 2012, mund të largohet, pasi nuk është në përbërjen e parë.
Njëri ndër largimet më të vlefshme do të ishte Patrice Evra, për të cilin thuhet se mund të kalojë në Real Madrid, kurse Sergio Ramos t’i bashkohet Unitedit. Futbollistët e fundit që nuk janë pjesë e Manchester Unitedit, janë edhe Ritchie de Laet dhe Darren Gibson. Sipas mediave në Angli, edhe Antonio Valencia është i dyshimtë nëse do të vazhdojë në United./gazetasport/
Post a Comment