Home Blogger Templates Blogger Tricks & Hacks Tools & Generators Blogs Directory Blogger Falling Objects

Australi, gjarpërinj e krokodilë kërcënojnë Rockhamptonin

Labels:
Të 75 000 banorët e qytetit australian Rockhampton po përgatiten sot të jenë të ndarë nga pjesa tjetër e vendit, për shkak të
përmbytjeve "biblike" që kanë përfshirë verilindjen e vendit ndërsa autoritetet paralajmërojnë për rrezikun nga gjarpërinjtë dhe krokodilët. 

Banorët grumbulluan thasë me rërë rreth shtëpive dhe dyqaneve, për t'i mbrojtur nga rrjedha e lumit Fitzroy, që ka vërshuar në qytet dhe niveli i të cilit ka arritur sot në 9,20 metra. Ai pritet të rritet akoma në 9,40 metra të mërkurën ose të enjten. 

Rockhampton, 500 kilometra në veri të Brisbane, bregu lindor, është një nga qytetet kryesore të këtij rajoni bujqësor dhe minerar, i prekur që prej disa ditësh nga përmbytje të cilësuara nga autoritetet si "biblike". 

Shërbimet e ndihmës shqetësohen për vazhdimësinë e nivelit të lartë të ujit për të paktën dy javë, gjë që favorizon përhapjen e mushkonjave bartëse të sëmundjeve. Ata paralajmërojnë gjithashtu banorët për rrezikun e gjarpërinjve helmues dhe të krokodilëve./yp
0 comments:

Post a Comment

About Me

My Photo
Top Lajm
Për këtë artikull dhe më shumë, vizito www.toplajm.com..... Portali TopLajm themeluar në vitin 2010 qëllim kryesor ka informimin e shpejtë, të saktë dhe të paanshëm. Përmes informacionit ky portal do ta bëjë të pamundurën që të edukojë dhe të argëtoj lexuesit. Ideja për themelimin e këtij portali është mbështetur nga një grup gazetarësh, , zhvillues të Web faqeve dhe shumë njerëz që konsiderohen si elita e shoqërisë në Kosovë. Që nga dita kur u dha mendimi për krijimin e TopLajmit synimet ishin të ditura: Avancimi i informimit dhe shpejtësia e transmetimit të lajmeve nëpërmjet internetit, sidomos për zhvillimet në trojet shqiptare. Në këtë vend, ku gazetarët përballen me presione të ndryshme, TopLajm do të jetë ndihmesë për gazetarët që kanë nevojë ta tranmetojnë atë që e dinë dhe kanë fakte për të. Top Lajm nuk do të ndalet. Nuk do të ketë forcë që do mund ti bëjë presion që shkrimet të ndikohen.
View my complete profile

OPINIONIONE

My Blog List