Cigarja e konsumuar gjatë periudhës së shtatzënisë përzihet në gjakun e nënës dhe oksigjenin në trup duke dëmtuar edhe fëmijën në barkun e nënës, theksojnë shkencëtarët turq.
Duke theksuar se lëndët e përziera me oksigjenin kalojnë direkt në fetus, specialistja gjinekologe Yildiz Ayhan Tuncay pohoi se më pas tek fëmijët e porsalindur shfaqen sëmundje të ndryshme.
“Nënat, të cilat konsumojnë cigaren gjatë shtatzënisë, rrezikojnë jetën e fëmijës. Tymi i duhanit përmban deri në 4 mijë lëndë kimike duke filluar nga nikotina dhe monoksid karboni. Ai dëmton sistemin e enëve të gjakut të zemrës dhe organet e tjera. Me ndihmën e placentës dhe kordonit, fetusi ushqehet me gjakun e nënës nëpërmjet të cilit merr dhe oksigjenin dhe elementët tjerë ushqyes. Me rritjen e numrit të cigareve rriten dhe efektet negative tek fëmija” u shpreh Tuncay./gs

Post a Comment