Skandale pati me veshjet e këngëtareve femra, të cilat me fustanet e tyre sa nuk po u pëlciste gjoksi, konkretisht Çiljetës, Rozana Radit, apo dalja
në shesh e gjoksit të Zajmina Vasjarit. Por, nuk duhet t’i harrojmë edhe videoklipet e artistëve e artisteve shqiptare, që nuk kanë fituar komente të mira, madje disa prej tyre për shkak se ishin shumë “eros” dhe “hot” nuk u transmetuan në ekranet shqiptare, ose u censuruan në orare. Ky vit solli edhe ndryshime në dukje apo stil, apo vajzat e skenës shqiptare u munduan të na tregonin se nuk ishin vetëm engjëj. Ato mund të jenë edhe djaj, ndërsa luku i kopjuar nga emra të mëdhenj të muzikës, si Beyounce, Lady Gaga, Rihana nuk është se u shkonte shumë këngëtarëve tonë, si Dafina Zeqiri, Genta Ismajli, Zanfina Ismajli, Big Mama etj.Por, skandali më i madh që i kaloi kufijtë ishte zënka ndërmjet Rezarta Shkurtës dhe Rozana Radit, fatkeqësisht “TOP SKANDAL” i vitit 2010./vipat
Post a Comment