Home Blogger Templates Blogger Tricks & Hacks Tools & Generators Blogs Directory Blogger Falling Objects

FER: Rivotimi në disa komuna nuk paraqet dalje nga kriza

Qëndrimi në lidhje me përsëritjet e votimeve, të dala nga mbledhja e Këshillit Drejtues të FER-it

Partia Fryma e Re mbajti mbledhjen e Këshillit Drejtues më 5 janar 2010.  Në këtë takim edhe njëherë u diskutua procesi zgjedhor i datës 12 dhjetor dhe situata e krijuar në vend pas këtij procesi.  Në takim edhe njiherë u konfirmua qëndrimi i Partisë FER se me datën 12 dhjetor u dëmtua rëndë procesi zgjedhor dhe demokracia në Kosovë.

Manipulimet e shumta, duke filluar nga falsifikimi i nënshkrimeve, votimet e shumëfishta, kërcënimi i komisionerëve dhe vëzhguesve, e deri te blerja dhe bërja e pavlefshme e votave kanë vënë hije të rëndë mbi legjitimitetin e këtyre zgjedhjeve.   Me këtë proces është dëmtuar edhe legjitimiteti i secilit institucion që mund të dalë nga këto zgjedhje, sepse këto institucione nuk e reflektojnë vullnetin e qytetarëve të Kosovës.

Në një periudhë shumë të rëndësishme për Kosovën, besimi i qytetarëve në institucione dhe në shtet është në nivelin më të ulët, përderisa edhe imazhi ndërkombëtar i Kosovës ka shënuar rënie.  Qytetarët thellësisht besojnë, tani më shumë se kurrë, se jetojnë në një ambient ku manipulimi i votave është diçka normale.  Kjo situatë mund të ketë pasoja të rënda për interesat e shtetit të ri të Kosovës.

Vendimi për t’i përsëritur votimet në disa komuna e vendvotime ku ka pasur shkelje, është hap në drejtimin e duhur, mirëpo kjo nuk mjafton.  Për më shumë, kjo vetëm se e prish imazhin e këtyre komunave duke i izoluar ato si përgjegjësit e vetëm për manipulimet, që kanë ndodhur në tërë Kosovën. Duke parë parregullsitë e mëdha të identifikuara edhe në Qendrën e Rinumërimit, nga komuna të ndryshme të Kosovës, Partia FER qëndron prapa vendimit që dalja e vetme nga kriza e krijuar mund të arrihet vetëm me zgjedhje të reja me përgatitjet e duhura.

Rivotimet e 9 janarit janë vazhdimësi e procesit të 12 dhjetorit dhe vetëm tentim për ta riparuar procesin e dëmtuar të zgjedhjeve.  Duke marrë parasysh se Partia FER është e certifikuar për këto zgjedhje dhe duke marrë parasysh zotimin e FER-it për të qëndruar pranë votuesve dhe qytetarëve të Kosovës, FER-i do të figurojë në listat zgjedhore dhe do të vazhdojë të ofrojë zgjidhje konkrete për problemet e qytetarëve të Kosovës. 

Megjithatë, kjo është kriza më e madhe institucionale që ka pasur Kosova në periudhën e pasluftës.  Fushata e shkurtër për të diskutuar ofertat e partive politike për sektorë të ndryshëm duket improvizim në kohën kur qëndrueshmëria e shtetit të Kosovës është në pyetje.  Në këtë periudhë kritike, fokusi duhet të jetë në shtetin dhe demokracinë e Kosovës, në kthimin e besimit të qytetarëve tek institucionet me procese të mirëfillta zgjedhore dhe demokraci të vërtetë e jo improvizime. / FER

0 comments:

Post a Comment

About Me

My Photo
Top Lajm
Për këtë artikull dhe më shumë, vizito www.toplajm.com..... Portali TopLajm themeluar në vitin 2010 qëllim kryesor ka informimin e shpejtë, të saktë dhe të paanshëm. Përmes informacionit ky portal do ta bëjë të pamundurën që të edukojë dhe të argëtoj lexuesit. Ideja për themelimin e këtij portali është mbështetur nga një grup gazetarësh, , zhvillues të Web faqeve dhe shumë njerëz që konsiderohen si elita e shoqërisë në Kosovë. Që nga dita kur u dha mendimi për krijimin e TopLajmit synimet ishin të ditura: Avancimi i informimit dhe shpejtësia e transmetimit të lajmeve nëpërmjet internetit, sidomos për zhvillimet në trojet shqiptare. Në këtë vend, ku gazetarët përballen me presione të ndryshme, TopLajm do të jetë ndihmesë për gazetarët që kanë nevojë ta tranmetojnë atë që e dinë dhe kanë fakte për të. Top Lajm nuk do të ndalet. Nuk do të ketë forcë që do mund ti bëjë presion që shkrimet të ndikohen.
View my complete profile

OPINIONIONE

My Blog List