Home Blogger Templates Blogger Tricks & Hacks Tools & Generators Blogs Directory Blogger Falling Objects

Jetoi 6 muaj me 13 cm dru në kokë

Labels:
Një qytetar rus ka jetuar 6 muaj me një copë druri 13 cm në kokën e tij. Qytetari ka shpëtuar nga copa e drurit me ndihmën e një ndërhyrjeje kirurgjikale.
Kirurgët në qytetin Yekatering të Rusisë kanë arritur të heqin nga koka e Vladimir Bitnev-it një copë druri të përmasave 13 cm. Pasi kishte jetuar 6 muaj pa ndjerë asgjë, Bitnev është vizituar tek mjekët vetëm kur i kanë filluar dhimbjet. Doktorët u çuditën shumë kur panë grafinë e kokës së Bitnevit.

Ja si rrodhën ngjarjet: 

"6 muaj më parë Bitnev kishte shkuar në shtëpinë e tij verore ku përkujdesej për mbarëvajtjen e pemës së mjedrës. Papritmas atij i rrëshqiti këmba dhe Bitnev u rrëzua përtokë duke i rënë të fikët. Zonja Bitnev lajmëroi menjëherë ambulancën pasi shikoi bashkëshortin e saj të shtrirë përdhe. Bitnev qëndroi tre ditë në koma dhe kur u zgjua mjekët nuk gjetën asnjë shenjë sëmundjeje teksa përdorën diagnozën e dëmtimit të trurit.”

Pas gjashtë muajsh, Bitnev pati dhimbje koke dhe fryrje të faqes. Këtë here Bitnev kaloi nëpër një kontroll më të hollësishëm. Në fund të tomografisë së trurit mjekët gjetën një pjesë druri 13 cm në kokën e Bitnevit.

Mjekët pohojnë se Bitnev është me shumë fat ngase nëse copa e drurit do të lëvizte edhe 2mm më tej, Bitnev mund të humbiste aftësinë e të shikuarit dhe të verbohej.

Operacioni kaloi me sukses. Ndërkohë që kirurgët shprehen se Bitnev gëzon shëndet të plotë , copëzën e drurit të nxjerrë gjatë operacionit e kanë ruajtur në muzeun e spitalit.
0 comments:

Post a Comment

About Me

My Photo
Top Lajm
Për këtë artikull dhe më shumë, vizito www.toplajm.com..... Portali TopLajm themeluar në vitin 2010 qëllim kryesor ka informimin e shpejtë, të saktë dhe të paanshëm. Përmes informacionit ky portal do ta bëjë të pamundurën që të edukojë dhe të argëtoj lexuesit. Ideja për themelimin e këtij portali është mbështetur nga një grup gazetarësh, , zhvillues të Web faqeve dhe shumë njerëz që konsiderohen si elita e shoqërisë në Kosovë. Që nga dita kur u dha mendimi për krijimin e TopLajmit synimet ishin të ditura: Avancimi i informimit dhe shpejtësia e transmetimit të lajmeve nëpërmjet internetit, sidomos për zhvillimet në trojet shqiptare. Në këtë vend, ku gazetarët përballen me presione të ndryshme, TopLajm do të jetë ndihmesë për gazetarët që kanë nevojë ta tranmetojnë atë që e dinë dhe kanë fakte për të. Top Lajm nuk do të ndalet. Nuk do të ketë forcë që do mund ti bëjë presion që shkrimet të ndikohen.
View my complete profile

OPINIONIONE

My Blog List