Mesfushori i Juventusit, Milos Krasic, deklaroi në një intervistë për “Corriere dello Sport” se të luajë me bardhezinjtë ka qenë ëndrra e fëmijërisë së tij.
I lindur në Mitrovicë të Kosovës, Krasic shpjegoi se gjente gjithmonë kohën të shikonte ndeshjet e Juves kur ishte fëmijë, edhe atëherë kur
qyteti ishte nën bombardimin e NATO-s apo ankthin e luftrave të tjera.”U bëra me Juventus-in në moshën 11-vjeçare, kur Vladimir Jugovic, futbollisti serb që ka fituar më shumë se të gjithë, kaloi në këtë ekip. Për mua ai ishte një idhull, edhe pse lojtari që adhuroja më shumë ishte Predgrag Mijatoviçi”, deklaroi mesfushori.
”Pastaj tek Juventus-i mbërriti Zoran Mirkoviç e Darko Kovaceviç. Me sa duket, ishte e shkruar që edhe unë do të luaja një ditë për këtë klub. Stankoviç dëshironte të më merrte tek Interi.
Nuk e di nëse kishte një ofertë konkrete prej tyre, por sapo dëgjova për interesimin e Juventusit, vendimi im ishte marrë dhe nuk doja të dëgjoja asnjë ofertë tjetër. /indeksonline/
Post a Comment