Home Blogger Templates Blogger Tricks & Hacks Tools & Generators Blogs Directory Blogger Falling Objects

Lunacek: E hoqem fjalën “të mos bisedohet për ndarje”

Labels: ,
Ulrike Lunacek raportuese për Kosovën në Parlamentin Evropian I ka bërë të ditur Radio Dukagjinit se karshi fjalës “të mos bisedohet për statusin” ka qenë edhe fjala “të mos bisedohet për ndarjen”, por kjo e fundit është hequr nga rezoluta për Serbinë e miratuar dje në Parlamentin Evropian. Lunacek ka theksuar se e ka tërhequr këtë pjesë sepse ka pasur rrezik që rezoluta fare të mos kaloj. Nga ana tjetër zëvendëskryeministri Hajredin Kuqi duke folur poashtu për Radio Dukagjinin përshëndëtur rezolutën dhe ka thënë se një ndarje e mundshme e Kosovës do ta dridhte Ballkanin

Statusi nuk duhet të përfshihet në bisedimet Prishtinë-Beograd. Serbia duhet ti shpërbëjë strukturat paralele. Lëshimi I targave të Serbisë me emërtime për Kosovën cenon integritetin territorial. Parlamenti Evropian përmes rezolutës ia bëri të qartë Serbisë se si duhet sillur me Kosovën.
Mospërfshirja e statusit në bisedime, ka qenë amandament I shtuar nga Ulrike Lunacek në rezolutën për Serbinë. Ajo ka pranuar se në momentet e fundit ka hequr fjalën “të mos bisedohet as për ndarjen”

“Po, sepse pak para votimit u bë e qartë se me atë lloj formulimi ai amendament nuk do të miratohej, kështu që unë vendosa shpejtë se duhej të hiqej fjala ndarje e që për mua ishte shumë e qartë se nuk do të miratohej, përndryshe i tërë amendamenti do të kishte shkuar dëm.
Por nuk mund të diskutohet për ndarjen nëse nuk diskutohet as statusi. Pra unë e bëra këtë të qartë dhe kjo përfshinë këtë lloj interpretimi që po ashtu duhet të respektohet.” tha Lunacek

Lunacek ka shtuar se është në njohuri se disa njerëz në Beograd dëshirojnë të flasin për ndryshimin e kufijëve , por sipas saj Komisioni Evropian kundërshton fuqishëm këtë ide.
Nga ana tjetër zëvendëskryeministri Hjaredin Kuqi ka thënë se qëndrimi i Parlamentit evropian është për admirim. Ndërkohë duke folur rreth mundësisë së përfshirjes së ndarjes së Kosovës në bisedimet Kosovë-Serbi, Kuqi theksoi se një gjë e tillë nuk do të ndodhë në asnjë mënyrë. Ndarja e Kosovës sipas Kuqit do e dridhte gjithë Ballkanin.

“Ndarja e Kosovës është e garantuar me Kushtetutën e Kosovës që nuk do të ndodhë, nga bota demokratike. Por edhe mund të bënte pastaj lëvizje tektonike dhe nuk mund të imagjinoj ndokush lëvizje të reja tektonike që prodhojnë kriza për vite të tëra” është shprehur Kuqi

Rezoluta e Parlamentit Evropian nuk është obliguese, por raportuesja për Kosovën Ulrike Lunacek tha se ajo me kolegët e saj do të bëjnë përpjekje të pandërprera që të bindin Serbinë të ndryshoj qasje karshi Kosovës. 
0 comments:

Post a Comment

About Me

My Photo
Top Lajm
Për këtë artikull dhe më shumë, vizito www.toplajm.com..... Portali TopLajm themeluar në vitin 2010 qëllim kryesor ka informimin e shpejtë, të saktë dhe të paanshëm. Përmes informacionit ky portal do ta bëjë të pamundurën që të edukojë dhe të argëtoj lexuesit. Ideja për themelimin e këtij portali është mbështetur nga një grup gazetarësh, , zhvillues të Web faqeve dhe shumë njerëz që konsiderohen si elita e shoqërisë në Kosovë. Që nga dita kur u dha mendimi për krijimin e TopLajmit synimet ishin të ditura: Avancimi i informimit dhe shpejtësia e transmetimit të lajmeve nëpërmjet internetit, sidomos për zhvillimet në trojet shqiptare. Në këtë vend, ku gazetarët përballen me presione të ndryshme, TopLajm do të jetë ndihmesë për gazetarët që kanë nevojë ta tranmetojnë atë që e dinë dhe kanë fakte për të. Top Lajm nuk do të ndalet. Nuk do të ketë forcë që do mund ti bëjë presion që shkrimet të ndikohen.
View my complete profile

OPINIONIONE

My Blog List