Miliarderja gjermane Catherine von Fürstenberg-Dussmann 59 vjec shkonte në punë në kompaninë e saj, ku per një kohë te konsiderueshme punoi si pastruese.
Ajo dëshironte të dinte si jetojnë dhe punojnë punëtorët e saj, duke kryer e maskuar punë të ndryshme. Ishte edhe pastruese, shkruan pres “Bild”.Miliarderja shpjegoi se burri i saj para tre vjetëve ndërsa ishin në nje udhëtim në Romë, pësoi infarkt në zemër. Për shkak të sëmundjes nuk mund të punonte me, kështu qe ajo më 2009-n mori udhëheqjen e kompanisë me bazë në Berlin, e cila merret me pastrim, ndërtim, hotelieri dhe kujdesin për të moshuarit. Kompania fiton në vit deri në 1.4 miliardë euro, dhe ka mbi 53 mijë të punësuar.
Catherine shpjegon se nuk dëshiron të rrije në pallat, por do të shohë nga afer punëtorët e saj si punojnë.
“Më interesonte të dija se si është të fillosh punën në ora 05:00 në mëngjes dhe si është të punosh me makineritë e rënda. Më interesonte të dija se çfare u duhet punëtorëve për të qenë të kënaqur me punën në Dussmann”, ka shpjeguar Catherine, e cila para se ta merrte drejtimin e kompanisë ishte nje shtepiake./topLajm
Post a Comment