Prokurorët në Los Anxhelos i kanë thënë një gjykatësi se mjeku i Majkëll Xheksonit është fajtor për një varg dështimesh që çuan në vdekjen e papritur të yllit të muzikës më 2009.
Prokurorët paraqitën argumentin e tyre të martën në një seancë dëgjimore paraprake për të përcaktuar nëse mjeku privat i zotit Xhekson, Konrad Mëri, do të gjykohet nën akuzën për vrasje pa paramendim.
Autoritetet thonë se mjeku Mëri i dha artistit Xhekson një dozë vdekjeprurëse të një anestetiku të fuqishëm dhe të disa barërave sedative, para se ai të vdiste. Ato gjithashtu akuzojnë mjekun Mëri se nuk ka thirrur me kohë një ambulancë, se nuk i ka treguar ekipit të ndihmës së shpejtë për ilaçet që i kishte dhënë Xheksonit dhe se është përpjekur të fshehë dëshminë për barërat.
Një koreograf që punoi me Majkëll Xheksonin dëshmoi në seancën dëgjimore, duke thënë se e kishte dërguar këngëtarin Xhekson në shtëpi pas provave disa ditë para se të vdiste sepse nuk dukej mirë me shëndet. Ai tha se mjeku Mëri dhe menaxheri i Xheksonit e kishin qortuar përse kishte lejuar që artisti të mungonte në prova.
Disa prej anëtarëve të familjes së Xheksonit morën pjesë në seancën e së martës.
Majkëll Xhekson vdiq në qershor të vitit 2009 në moshën 50-vjeçare pas ndalimit të frymëmarrjes, që iu shkaktua nga ilaçet./bw
Mjeku i Xhekson gjykohet për vdekjen e yllit të muzikës
Labels:
Bota

Post a Comment