Pëllumbat janë shndërruar në korrierë të dozave të drogës, raportoi e përditshmja ruse “Pravda”, në numrin e saj të ditës së sotme.
Nëse në shekujt e kaluar ata transportonin letra, armë apo bixhuteri, tashmë pëllumbat janë shndërruar në shpendët e preferuar të trafikantëve të drogës.
Së fundmi, në SHBA, një pëllumb që mbante dy qese me kokainë u kap kur fluturoi brenda një burgu, ku duhet t’i dorëzonte mallin një të dënuari. Shpendi nuk shfaqi asnjë frikë kur u afruan gardianët në oborr, duke dëshmuar se ishte një postier i stërvitur.
Policët e lëshuan shpendin pasi i vendosën një pajisje gjurmuese, për të idenfitikuar lëvizjet e tij. Pëllumbat shquhen për një memorje vizive të jashtëzakonshme. Ata mund të kryejnë një rrugë identike, edhe vite pasi e kanë bërë atë për herë të parë.
Cilësitë e tilla të shpendit janë përdorur që në kohët e lashta, për transportimin e njoftimeve. Sipas policisë, dyshohet se shpendët stërviten nga kartelet e drogës. Ata mund të transportojnë lehtësisht qese të vogla me lëndë narkotike. Edhe në Rusi janë identifikuar “postierë” të tillë./tch

Post a Comment