Home Blogger Templates Blogger Tricks & Hacks Tools & Generators Blogs Directory Blogger Falling Objects

Raporti i ri i KiE: Në Kosovë vriten dëshmitarët

Labels: ,
Një mal me të zeza do të fliten për Kosovën në sesionin dimëror të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Nuk do të jetë vetëm raporti i Dick Marty që do të kërkojë miratimin e Asamblesë. Anëtari nga Monako, Jean-Charles Gardetto, ka përgatitur një
raport për mbrojtjen e dëshmitarëve që kanë të bëjnë me krimet e luftës. Raporti ka të bëjë me të gjithë hapësirën e Ballkanit. Por, pjesa më negative në të i përket Kosovës. Në raportin që Indeksonline e ka parë, mes tjerash, thuhet se në Kosovë vriten dëshimtarët që guxojnë të japin dëshmitë e tyre për rastet e krimeve të luftës, dhe se duhet urgjentisht të strehohen jashtë Kosovës.
“Nuk ka Ligj për Mbrojtjen e Dëshimtarëve në Kosovë. Ka një tentim për ta bërë një të tillë. Në rastet më serioze, dëshmitarët dëshmojnë në mënyrë anonime. Por, raportuesit i’u bë e qartë se këto masa janë të padobishme përderisa dëshmitarët fizikisht vazhdojnë të mbesin në Kosovë, ku secili e njeh secilin. Shumica e dëshimtarëve identifikohen nga mbrojtja kur japin dëshmitë e tyre, përkundër masave anonime”
“Dëshimtarët shihen si tradhëtarë nga komunitetit kur japin dëshmitë e tyre, që i dekurajon dëshmitarët të dalin përpara me dëshmitë e tyre. Për më tepër, shumë njerëz nuk besojnë se kanë obligim moral dhe legal për të dëshmuar në çështje kriminale”
“Për më tepër, kur një dëshimtar vendosë të flasë, ka gjasa reale për hakmarrje. Ata mund të humbasin vendin e tyre të punës, ose në rastin më të keq, edhe të vriten. Këtë më së miri e dëshmon gjykimi i Ramush Haradinajt, ish-lideri i UÇK-së. Zoti Haradinaj u akuzua nga Tribunali i Hagës për krime të kryera gjatë luftës në Kosovë, por më vonë u shpallë i pafajshëm. Gjatë gjykimit të tij, Tribunali nënvizoi vështirësitë që kishte për të siguruar prova nga 100 dëshmitarë të Prokurorisë. 34 prej tyre u janë dhënë masa mbrojtëse dhe 18 morën thirrje. Disa dëshmitarë që duhej të dëshmonin në gjykim, u vranë. Këtu përfshihen edhe Sadik dhe Vesel Muriqi, që ishin nën program mbrojtjeje nga ana e Hagës.
“Një dëshmitar i Prokurorisë u vra dhe një dëshmitar anonim u lëndua seriozisht në një shitore në Xërxë, më 10 tetor 2005, pasi që u pajtuan se do të dëshmonin për një rast të krimeve të luftës. Emri i plotë dhe detajet e dëshmitarit anonim u dhanë në një gazetë lokale. Si rezultat i kësaj, në gjykimin e dhjetorit 2005, dëshmitari që mbijetoi nuk ishte në gjendje të dëshmojë në mënyrë anonime”.
Më tutje, raporti thotë se shtetet e BE-së duhet të jenë në gjendje që t’u japin strehim në territorin e tyre dëshmitarëve, sepse është e pamundshme për ta që të mbesin brenda Kosovës. Aty i bëhet thirrje edhe EULEX-it që të bëjë më shumë në këtë drejtim.
Raporti i Gardettos gjithashtu thekson mosgatishmërinë e autoriteteve lokale për t’u marrë me rastet e krimeve të luftës.
“Siç pranohet edhe nga zyrtarët kosovarë, pa bashkësinë ndërkombëtare Kosova nuk do të mund të ofronte asnjë lloj mbrojtjeje për dëshimtarët e rrezikuar (Policia e Kosovës nuk i ka kapacitetet e nevojshme). Për më tepër, autoritetet e pranojnë hapur se në disa raste të ndjeshme të krimeve të luftës, është e pamundshme që të gjenden gjykatës, prokurorë dhe avokatë nga Kosova që duan të merren me çështje të tilla”, përfundon raporti. /indeksonline
0 comments:

Post a Comment

About Me

My Photo
Top Lajm
Për këtë artikull dhe më shumë, vizito www.toplajm.com..... Portali TopLajm themeluar në vitin 2010 qëllim kryesor ka informimin e shpejtë, të saktë dhe të paanshëm. Përmes informacionit ky portal do ta bëjë të pamundurën që të edukojë dhe të argëtoj lexuesit. Ideja për themelimin e këtij portali është mbështetur nga një grup gazetarësh, , zhvillues të Web faqeve dhe shumë njerëz që konsiderohen si elita e shoqërisë në Kosovë. Që nga dita kur u dha mendimi për krijimin e TopLajmit synimet ishin të ditura: Avancimi i informimit dhe shpejtësia e transmetimit të lajmeve nëpërmjet internetit, sidomos për zhvillimet në trojet shqiptare. Në këtë vend, ku gazetarët përballen me presione të ndryshme, TopLajm do të jetë ndihmesë për gazetarët që kanë nevojë ta tranmetojnë atë që e dinë dhe kanë fakte për të. Top Lajm nuk do të ndalet. Nuk do të ketë forcë që do mund ti bëjë presion që shkrimet të ndikohen.
View my complete profile

OPINIONIONE

My Blog List