Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për ngritjen e pagave në sektorin publik qe nga muaji janar.
Kryeministri në largim Hashim Thaçi, me këtë rast gjatë mbledhjes së qeverisë ka thënë se të gjithë punonjësit e sektorëve do të kenë pagat e ngritura qe nga fundi i këtij muaji.
Vendimi për ngritjen e pagave sipas sektorëve është si vijon:
- 50% përtej rrogës bazë për punonjësit e arsimit para universitar.
- Veteranët mbi 50%, pas miratimit të ligjit për vlerat e luftës
- 40 % Policia
- 30% Shërbyesit civil
- Për punëtorët e Administratës Tatimore 30 %
- Punëtoret shëndetësor 30%
Kreu i qeverisë Hashim Thaçi bëri të ditura se ngritja e këtyre pagave do t’i kushtoi buxhetit të Kosovës rreth 100 milionë euro në vit./indeksonline
Post a Comment