Home Blogger Templates Blogger Tricks & Hacks Tools & Generators Blogs Directory Blogger Falling Objects

S’ka qeveri deri në pranverë

Labels: ,
Analistët politikë në Prishtinë parashohin vonesa në krijimin e qeverisë së ardhshme. Procesi i stërzgjatur zgjedhor dhe nevoja për krijimin e një koalicioni
qeverisës, sipas tyre, nuk premton se Kosova mund të ketë një qeveri të re para pranverës. 

Procesi i stërzgjatur zgjedhor dhe negociatat e ardhshme për koalicionin qeverisës mund të ndikojnë që Kosova të mos e ketë të formuar qeverinë e ardhshme para pranverës, thonë analistët.

Sipas tyre, deklaratat aktuale të partive politike për vijat e kuqe apo kushtet për t’u përfshirë në koalicion me këtë apo atë parti politike, janë ende pjesë e fushatës.

Analisti Ramush Tahiri thotë se deri më tani partitë politike janë deklaruar në bazë të fushatës, por ai pret që pas certifikimit të rezultateve, ato të reflektojnë institucionalisht dhe të përfshihen në negociata për qeverinë e ardhshme.

Mendoj se të gjitha partitë e synojnë pushtetin dhe të gjitha partitë nuk i kanë armiqësitë ndërmjet veti më të mëdha sesa interesi i Kosovës dhe, mbi këtë bazë, si dhe në bazë të platformës, ato duhet të ofrojnë ndërtimin e qeverisë”, thotë Tahiri.

Ramush Tahiri thekson se partitë politike nuk kanë nevojë të paraqesin vija të kuqe për njëra-tjetrën pasi që ato janë pjesë e një sistemi legal shtetëror të Kosovës. Madje, ai nuk sheh asnjë formulë eventuale qeverisëse si një koalicion i panatyrshëm

Nuk mund të ketë vija të kuqe, sepse partitë normale që e pranojnë shtetin, nuk kanë vija të kuqe. Të gjitha partitë politike janë legale, janë të regjistruara në bazë të ligjit dhe konventave ndërkombëtare dhe asnjëra prej tyre nuk e ka veprimtarinë e ndaluar. Për mendimin tim, çdo koalicion është i natyrshëm dhe mendoj se duhet përqendruar në programin qeverisës”, thekson Tahiri.

Para se negociatat për qeverinë e ardhshme të fillojnë, Kosova po ballafaqohet me një proces të stërzgjatur të zgjedhjeve, thotë analisti tjetër, Arben Qirezi.

Pas rivotimeve të pjesshme të 9 janarit, tani dalin edhe nevoja për rivotime tjera, nënvizon ai, çka, sipas Qirezit, lë të nënkuptohet se mund të ketë vonesa serioze në formimin e institucioneve të reja.
Mendoj se kjo do të marrë një kohë të caktuar, brenda së cilës, pikë së pari, siç po vërehet, PDK-ja është në kërkim të partnerëve për të krijuar nj qeveri të koalicionit. Pra, do të jetë një procesi i vështirë, që mund të zgjasë mjaft shumë, e mbase s''mund të presim krijimin e qeverisë së re deri diku në mars apo prill”, vlerëson Qirezi.

Sa u përket qëndrimeve definitive të subjekteve politike rreth përfshirjes së tyre në qeverinë e ardhshme, Qirezi thotë se këto pozicione do të qartësohen kur ato do t’i dinë me saktësi rezultatet dhe numrin e ulëseve që kanë fituar në Parlament.

Nuk do të ishte e pritshme që partitë politike t’i japin deklarimet e tyre definitive para se të përfundojë procesi zgjedhor për shkak se pozicioni i tyre eventual negociator pas përfundimit të procesit zgjedhor, do të jetë i varur, përveç tjerash, edhe nga numrat, pra nga përqindja e votave e rezultatit definitiv zgjedhor”, 
shton Qirezi.

Pavarësisht vonesave eventuale deri te formimi i qeverisë, analistët veçojnë edhe sfidat e qeverisjes së ardhshme, të cilat, sipas tyre, kanë të bëjnë me zhvillimin ekonomik, sundimin e ligjit, integrimet evropiane dhe normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.
0 comments:

Post a Comment

About Me

My Photo
Top Lajm
Për këtë artikull dhe më shumë, vizito www.toplajm.com..... Portali TopLajm themeluar në vitin 2010 qëllim kryesor ka informimin e shpejtë, të saktë dhe të paanshëm. Përmes informacionit ky portal do ta bëjë të pamundurën që të edukojë dhe të argëtoj lexuesit. Ideja për themelimin e këtij portali është mbështetur nga një grup gazetarësh, , zhvillues të Web faqeve dhe shumë njerëz që konsiderohen si elita e shoqërisë në Kosovë. Që nga dita kur u dha mendimi për krijimin e TopLajmit synimet ishin të ditura: Avancimi i informimit dhe shpejtësia e transmetimit të lajmeve nëpërmjet internetit, sidomos për zhvillimet në trojet shqiptare. Në këtë vend, ku gazetarët përballen me presione të ndryshme, TopLajm do të jetë ndihmesë për gazetarët që kanë nevojë ta tranmetojnë atë që e dinë dhe kanë fakte për të. Top Lajm nuk do të ndalet. Nuk do të ketë forcë që do mund ti bëjë presion që shkrimet të ndikohen.
View my complete profile

OPINIONIONE

My Blog List