Akademia përkujtimore në pesë vjetorin e vdekjes së ish-presidentit Ibrahim Rugova, i ka bërë bashkë të gjithë, LDK-në,
LDD-në e familjen Rugova.Kryetari i LDK-së Isa Mustafa më shumë ka folur për veprën e Rugovës, duke thënë se Rugova ishte ai që e bëri të njohur Kosovën në arenën ndërkombëtare, dhe si i tillë ktheu vëmendjen e botës nga Kosova.
Nga ana tjetër, i biri i Ibrahim Rugovës, Ukë Rugova udhëheqës i Listës “Ibrahim Rugova” ka folur për unitet. “Duhet të bashkohemi për hir të Kosovës, ashtu si presidenti i bashkoi qytetarët drejt lirisë e demokracisë. Sot na duhet më shumë se kurrë filozofia e presidentit Rugova”, tha Ukë Rugova.
Në akademinë përkujtimore ka marrë pjesë edhe ish-kryetari i LDK-së, Fatmir Sejdiu.
Një akademi paralele është organizuar edhe nga Kryeministri Hashim Thaçi.
Ndërkohë, pranë varrit të presidentit Rugova kanë bërë homazhe edhe parti politike, qytetarë, etj. /Indeksonline
Post a Comment