Dy të dyshuar, 23 dhe 21 vjeçar, nga Vushtrria, janë arrestuar pas një hetimi intensiv në kërkim të hedhësve të granatës së dorës në auto-sallonin “Morina” në Vushtrri, që ka ndodhur në janar të këtij viti, dhe kishte për pasojë dëmtimin e disa automjeteve.
Sipas zëdhënësit rajonal të PK-së në Mitrovicë, Besim Hoti, i dyshuari i parë L.Sh. 23 vjeçar, është arrestuar të premten, më 25 shkurt, në shtëpinë e tij në Vushtrri, gjatë një bastisjeje të realizuar nga hetuesit policorë, ndërsa i dyshuari i dytë B.Sh., 21 vjeçar, është arrestuar gjysmë orë më vonë po në shtëpinë e tij, në Vushtrri, njofton KosovaLive.
Hetuesit policorë arrestuan dy të dyshuarit mbi dyshimin e bazuar se të njëjtit kishin kryer në bashkëveprim veprat penale “Shkaktim të rrezikut të përgjithshëm”, “Detyrim” dhe “Mbajtje në pronësi dhe shfrytëzim të paautorizuar të armëve”.
Besohet se tërë veprimet kriminale kishin filluar me 30 dhjetor 2010, kur të dyshuarit, përmes telefonit kishin vënë viktimën e tyre nën kërcënim dhe detyrim të pagesës së shumës prej 50.000 (pesëdhjetëmijë euro) ose në të kundërtën do të sulmohej auto-salloni i tij.
Viktima e këtij rasti, pronari i auto-sallonit, nuk i është kundërpërgjigjur detyrimit të dyshuarve ndërsa më 4 janar 2011, rreth orës 22:00, një granatë dore ishte hedhur në parkingun e auto-sallonit “Morina”, si rezultat i të cilit shpërthim ishin dëmtuar një numër i automjeteve. Vlera e dëmit të përcaktuar nga vetë ankuesi, konsiderohej të arrinte shumën deri në 10.000 euro.
Dy të dyshuarit e arrestuar, nuk kanë mohuar pjesëmarrjen e tyre në këto vepra penale ndërsa hetuesit policor kanë ngritur paraqitjen penale ndaj të dyshuarve për tri vepra penale në bashkëveprim; “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” sipas nenit 291 paragrafi 1, “Detyrim” sipas nenit 267 paragrafi 2 dhe “Mbajtje në pronësi, shfrytëzim të paautorizuar të armëve” sipas nenit 328 paragrafi 2, të Kodit Penal të Kosovës.
Dy të dyshuarit e arrestuar, ditën e diel, më 27 shkurt, 2011, janë dërguar para gjyqtarit të procedurës paraprake në gjykatën e qarkut në Mitrovicë, ndërsa ndaj tyre me aktvendim është caktuar masa e paraburgimit deri më 30 ditë./kn
Dy të arrestuar për sulmin në autosallonin “Morina” në Vushtrri
Labels:
KOSOVË

Post a Comment