Ermela vajza simpatike e edicionit te 4 të Big Brother, ka përsuar këtë javë një krizë të rëndë epilepsie, brenda shtëpisë. Për fat aty pranë i ka qëlluar Çimi i cili thuhet se ka të ëmën me të njëjtën sëmundje. Sapo ka ndodhur kjo situatë e rëndë, regjia e Big Brotherit ka
dalë nga transmetimi duke mos shfaqur asgjë rreth kësaj ngjarjeje.Në fillim të hyrjes në shtëpi, Ermela në një moment ka deklaruar se ka pasur vetëm 3 kriza epilepsie gjatë jetës së saj, ndërkohë që me rritjen e stresit dhe largimit të Ervinit, duket se sëmundja e ashtuquajtur “sëmundje e tokës” është rikthyer. Të gjithë konkurrentët para hyrjes në Big Brother janë të detyruar të paraqesin analizat, por epilepsia nuk është një sëmundje që tregohet në diagramin e gjakut.
Gjithsesi sipas burimeve, kriza e epilepsisë i ka kaluar shpejt Ermelës, ndërsa mjekët që pyetëm thonë se ajo mund të jetë shkaktuar nga stresi tejet i madh e mbase dhe nga mungesa e Ervinit, gjithsesi ata rekomandojnë që ajo të mos lihet asnjëherë vetëm. Nuk e dimë nëse janë lajmëruar për sëmundjen prindërit e Ermelës, po nga çfarë u pa, autorët janë munduar ta mbajnë sekret dhe të ndërpresin transmetimin duke mos e dhënë skenën.
Ermela është një ndër konkurrentet më të forta në këtë realit show. Ajo është dominuar disa herë por publiku e ka mbajtur në shtëpi. Mendohej se arsyeja ishte lidhja me Ervinin, por në fakt pas daljes së tij rezultoi ndryshe. Me dinamizmin që ka vajza ka dominuar të gjitha bisedat duke u kthyer në një personazh shumë interesant.
Post a Comment