Ervin ia ka bërë bam në “Big Brother”, bëri dashuri me vajzën që i pëlqeu më shumë aty. E pranoi hapur dhe nuk ngurron ta thotë as në këtë intervistë. Kur janë ndjenjat në mes thotë
Ervini edhe në sy të gjithë atyre kamerave mund të bësh atë që do. Ai e ka bërë këtë, tani pret dhe uron çdo ditë e më shumë suksesin e Ermelës. Brenda në shtëpi kishin kundra dashurisë së tyre 20 banorë, e megjithatë rezistuan. Ndërsa, për sa i përket fatit të lidhjes kur të dalin jashtë, Ervini është optimist.Ervin gjatë qëndrimit në “BB” u lidhet me Ermelën, çfarë ju pëlqeu tek ajo?
Sytë e tigrit, ato që kam pasur kur u largova nga Tirana 20 vjet përpara i pashë tek Ermela. Tek ajo më pëlqeu më shumë ambicia për të arritur deri në finale. Filloi si shou pastaj koha bëri të vetën duke u forcuar ditaditës, mos harroni kishim kundër 20 banorë.
Është diskutuar shumë kjo lidhje për faktin mos ishte false, tani është momenti t’ju pyesim juve, a ka dashuri mes jush?
Ndjenjat kanë gjetur përjetimin më të madh në këtë edicion.
Është diktuar shumë fakti që ju të dy bëtë dashuri në atë shtëpi, pse menduat të bënit dashuri në shtëpi?
Ndërmjet dy personave që ekzistojnë ndjenja të vërteta, kjo është diçka që vjen natyrshëm.
Mos ishte gjithçka e programuar për të qëndruar më gjatë në shtëpi?
Absolutisht jo, vet fakti që unë tashmë ndodhem jashtë shtëpisë tregon që kjo gjë nuk ndikoi që unë të qëndroj më gjatë dhe të shfaqja veten time për lojë.
Përveç Ermelës, kishte ndonjë vajzë që ju pëlqente në shtëpi?
Fillimisht normal me hyrjen në shtëpi m’u duken të gjitha simpatike po shumë shpejt arrita të kuptoja që vajza që më përshtatet më tepër ishte Ermela, si nga paraqitja dhe personalitetin i saj.
Pse mendoni se ju nxori publiku?
Fenomeni është i njëjtë: Kur nuk ka mjaftueshëm kohë për të kënaqur një femër, dhe kur nuk ka mjaftueshëm kohë për të kënaqur publikun. Unë nuk kisha mjaftueshëm kohë.
Çfarë komentesh keni marrë nga njerëzit tani që keni dalë nga shtëpia?
Në përgjithësi komente pozitive, por edhe komente kritike, pasi publiku kërkonte më tepër prej meje që të luaja brenda shtëpisë.
Ervin, cila është jeta juaj jashtë “Big Brother”, ju ku jetoni?
Jetoj midis dy kontinenteve Azi dhe Europë.
Çfarë do të bëni, pasi Ermela të dalë nga shtëpia?
Do të preferoja të bëja një udhëtim për të rikuperuar kohën e humbur brenda shtëpisë.
Mendoni se kjo dashuri do të zgjasë?
Unë jam optimist.
Është përfolur për një lidhje mes jush dhe motrës së Ermelës këto ditë, sa e vërtetë është?
Nuk është e vërtetë, thjesht thashetheme.
Si po e shikoni Ermelën tani që jeni jashtë shtëpisë?
Është po e njëjta “tigër” që ka qenë.
Cili nga banorët mendoni se do ta fitojë Big Brother?
Ta fitojë më e (mira).
Çfarë mendimi keni për çiftin Neda-Ogreni?
I konsideroj thjesht banorë si të tjerët.
Cili nga banorët nuk ju pëlqen në atë shtëpi?
Unë me të gjithë kam shkuar shumë, shumë mirë.
Post a Comment