Home Blogger Templates Blogger Tricks & Hacks Tools & Generators Blogs Directory Blogger Falling Objects

Gjeneralin Buhler e shqetëson imazhi, jo siguria në Kosovë

Labels:
 KFOR- i në zonën e veriut do të jetë prezentë me katër kompani, tri kompani në kampin ushtarak në Maxhunaj, kurse një kompani tjetër do të vazhdoj të jetë në Leposaviq, në kampin ‘Nothimg Hill’”, ka thënë komandanti në largim i trupave të KFOR-it në veri, kolonel Benoit Roux. Roux, zyrtarisht të hënë  përfundoi misionin e tij në Kosovë, kur edhe u bë shpërbërja e njësisë Battle Gruop Shumkombësh –Veri. 

Komandanti i KFOR-it, gjenerali  Erhard Buhler ka theksuar se zvogëlimin e trupave të misionit paqësor të NATO-së në Kosovë e vlerëson si reflektim të situatës së mirë të sigurisë në vend. “Ky është reflektim i situatës së sigurisë në Kosovë dhe është një gjë e mirë si për ushtritë e kombeve që kanë shërbyer në Kosovë, ashtu edhe për vetë Kosovën”. Këto komente gjenerali Erhard Buhler i ka bërë të hënën gjatë ceremonisë së shpërbërjes së Battle Gruop Shumkombësh -Veri, në kampin ushtarak ‘Marechal de Lattre de Tassigny’, në fshatin Maxhunaj.  Me strukturë të re KFOR-i do të jetë prezent me njësi fleksibile në pesë rajone, por do ta ketë edhe një njësi mobile për intervenim kudo që ka nevojë, ka shpjeguar Buhler.  Po ashtu ai ka bërë të ditur se KFOR-i do të vazhdojë të mbështesë Policinë e Kosovës dhe EULEX-in në veri të vendit. 
.
Me gjithë përmirësimin e situatës së sigurisë në Kosovë, gjenerali Buhler ka shpjeguar se megjithatë në disa rajone në Kosovë ende ka ende nevojë për prezencë ushtarake të NATO-së. Buhler, më tej ka precizuar se Kosova nuk ka rreziqe të jashtme. Nuk ka asnjë rrezik nga jashtë, KFOR-i do të vazhdojë të monitorojë vijën kufitare administrative në veri dhe jemi në kontakt edhe me autoritet serbe rreth monitorimit të vijës kufitare. I pari i KFOR-it për Kosovë  ka hedhur poshtë mundësin që gjatë bisedimeve Kosovë-Serbi të 
ketë tensionim të situatës në veri të Kosovës. “Dialog mes Kosovës dhe Serbisë të sjellë paqe në të dyja pjesët e lumit Ibër”, është shprehur ai. 

Komandanti i KFOR-it, Erhard Buehler ka thënë se situata është stabile, por sipas tij ekziston edhe potencial për dhunë. Buehler është me tepër i shqetësuar për imazhin e përgjithshëm të Kosovës sesa atë të sigurisë. Buehler ka shprehur gatishmërinë e KFOR-it bërë të ndihmuar EULEX_in dhe Policin për arrestimin e “mbretërve” të krimit në vëri, por, sipas tij, për këtë duhet kohë. Ndërsa ka paralajmëruar se gjatë këtij viti nuk do të ketë zvogëlim të trupave të NATO-së./kn
0 comments:

Post a Comment

About Me

My Photo
Top Lajm
Për këtë artikull dhe më shumë, vizito www.toplajm.com..... Portali TopLajm themeluar në vitin 2010 qëllim kryesor ka informimin e shpejtë, të saktë dhe të paanshëm. Përmes informacionit ky portal do ta bëjë të pamundurën që të edukojë dhe të argëtoj lexuesit. Ideja për themelimin e këtij portali është mbështetur nga një grup gazetarësh, , zhvillues të Web faqeve dhe shumë njerëz që konsiderohen si elita e shoqërisë në Kosovë. Që nga dita kur u dha mendimi për krijimin e TopLajmit synimet ishin të ditura: Avancimi i informimit dhe shpejtësia e transmetimit të lajmeve nëpërmjet internetit, sidomos për zhvillimet në trojet shqiptare. Në këtë vend, ku gazetarët përballen me presione të ndryshme, TopLajm do të jetë ndihmesë për gazetarët që kanë nevojë ta tranmetojnë atë që e dinë dhe kanë fakte për të. Top Lajm nuk do të ndalet. Nuk do të ketë forcë që do mund ti bëjë presion që shkrimet të ndikohen.
View my complete profile

OPINIONIONE

My Blog List