Home Blogger Templates Blogger Tricks & Hacks Tools & Generators Blogs Directory Blogger Falling Objects

Kohen: Veriu i Kosovës, mollë sherri në bisedime

Labels: ,
Bisedimet Prishtinë-Beograd do të rrjedhin ngadalë, ndërsa ndarja e Kosovës nuk është në tryezë, tha për Radion Evropa e Lirë Lenard Kohen, profesor i marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin Simon Fraser, në Vancouver. 

Në pyetjen e intervistueses se si e sheh qeverinë re të Kosovës, Kohen vlerësoi se kryeministri Thaçi ka humbur shumë nga legjitimiteti, sigurisht më shumë ai se sa Kosova, si për parregullsitë zgjedhore, ashtu dhe për raportin e Martyt. “Ai qartazi nuk e gëzon atë reputacion që e kishte para një viti para zgjedhjeve dhe raportit të Këshillit të Evropës. Kjo në masë të madhe do t’ia vështirësojë prezantimin e Kosovës jashtë, por do t’ia vështirësojë punën edhe në skenën e brendshme politike. Z. Pacolli, i cili do të jetë president i Kosovës, dhe partia e tij hynë në koalicion - kjo do t’ia lehtësojë pak Thaçit kontaktet që i ka në botë, ekonomike, politike, madje edhe të inteligjencës. Por, Thaçi përfundimisht do të ketë më shumë probleme se më parë. Kjo në një masë do t’u hedhë hije bisedimeve të Kosovës me Serbinë që do të fillojnë në mars”, tha Kohen.

Në pyetjen lidhur me atë se çka pret nga dialogu ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, që mbase do të fillojë në muajin mars, Kohen u përgjigj se beson që procesi i bisedimeve do të shkojë shumë ngadalë. Sipas tij, bisedimet u shtynë për shkak të zgjedhjeve në Kosovë, vitin tjetër mbahen zgjedhjet në Serbi, ndërsa fushata zgjedhore fillon në vjeshtë, gjë që nuk lë shumë mundësi për arritjen e ndonjë përparimi në këto bisedime. 

Ai vlerësoi se disa çështje praktike, si pranimi i targave dhe të ngjashme, do të jenë pjesa e lehtë e punës, por çështja më e rëndësishme dhe problemi i vetëm i vërtetë mbetet çështja e statusit të veriut të Kosovës. 

“Ai do të jetë mollë sherri dhe sfidë e vërtetë e këtyre bisedimeve dhe kjo do të shihet sapo të zgjidhet paketa e çështjeve praktike. Qeveria e Kosovës do të duhet të mendojë seriozisht për paradigmën e re të marrëdhënieve me Serbinë. Kuptohet, kjo do ta vështirësojë dialogun dhe unë nuk pres se kjo do të zgjidhet gjatë këtij viti”, tha Kohen.

Ai vlerësoi se në Beograd gjithsesi ka forca, të cilat ende janë të interesuara për ndarjen e Kosovës. Mirëpo, opsioni i tillë nuk vjen parasysh për bashkësinë ndërkombëtare. Prandaj, nëse ato do t’i bëjnë trysni qeverisë në këtë drejtim, atëherë mund të vijë te ngecja në bisedime. “Për momentin, nuk ka sinjale të tilla. Pra, ndarja e Kosovës nuk është në tryezë. Mendoj se të dyja palët në fund do ta kuptojnë dhe ta pranojnë se duhet të krijohet një situatë e re në veri të Kosovës, një lloj i zgjedhjes së autonomisë, e cila do të ofrojë më shumë se sa ka paraparë Plani i Ahtisaarit”, tha në fund Kohen./kn
0 comments:

Post a Comment

About Me

My Photo
Top Lajm
Për këtë artikull dhe më shumë, vizito www.toplajm.com..... Portali TopLajm themeluar në vitin 2010 qëllim kryesor ka informimin e shpejtë, të saktë dhe të paanshëm. Përmes informacionit ky portal do ta bëjë të pamundurën që të edukojë dhe të argëtoj lexuesit. Ideja për themelimin e këtij portali është mbështetur nga një grup gazetarësh, , zhvillues të Web faqeve dhe shumë njerëz që konsiderohen si elita e shoqërisë në Kosovë. Që nga dita kur u dha mendimi për krijimin e TopLajmit synimet ishin të ditura: Avancimi i informimit dhe shpejtësia e transmetimit të lajmeve nëpërmjet internetit, sidomos për zhvillimet në trojet shqiptare. Në këtë vend, ku gazetarët përballen me presione të ndryshme, TopLajm do të jetë ndihmesë për gazetarët që kanë nevojë ta tranmetojnë atë që e dinë dhe kanë fakte për të. Top Lajm nuk do të ndalet. Nuk do të ketë forcë që do mund ti bëjë presion që shkrimet të ndikohen.
View my complete profile

OPINIONIONE

My Blog List