Home Blogger Templates Blogger Tricks & Hacks Tools & Generators Blogs Directory Blogger Falling Objects

KPJ: Të mos anashkalohet Kuvendi për bisedimet

Labels:

Klubi për Politikë të Jashtme ka shprehur shqetësimin e tij për aktivitetet e Qeverisë së re të Kosovës rreth bisedimeve të paralajmëruara me Serbinë, ndërsa ka kërkuar që i tërë procesi i tyre të jetë “konsensual” dhe t’i nënshtrohet verifikimit të Kuvendit të Kosovës.
“Nisja e takimeve të para negociatore dhe emërimi i zyrtarit që do t’iu prijë bisedimeve, tregojnë se zoti Thaçi ia ka mësyrë këtij procesi pa përfillur opozitën dhe pa përfillur Kuvendin e Kosovës”.

“KPJ konsideron se Kuvendi i Kosovës është vendi ku procesi negociator duhet të diskutohet fillimisht, e më pas të aprovohet fillimi i tij”, vlerësuan përfaqësues të këtij klubi në një konferencë për media.
Ata kritikuan institucionet përgjegjëse për mungesë të një platforme shtetërore për bisedimet me Serbinë.
Ekipin, i cili pritet të nisë bisedimet me palën serbe, do ta udhëheqë zëvendëskryeministrja Edita Tahiri, ndërsa Beogradi zyrtar qysh muaj më parë pati emëruar Borko Stefanoviqin si udhëheqës të ekipit serb.
Sipas zyrtarëve të Bashkimit Evropian, konsultimet para fillimit të dialogut Prishtinë-Beograd janë aktualisht në fazën finale./ki
0 comments:

Post a Comment

About Me

My Photo
Top Lajm
Për këtë artikull dhe më shumë, vizito www.toplajm.com..... Portali TopLajm themeluar në vitin 2010 qëllim kryesor ka informimin e shpejtë, të saktë dhe të paanshëm. Përmes informacionit ky portal do ta bëjë të pamundurën që të edukojë dhe të argëtoj lexuesit. Ideja për themelimin e këtij portali është mbështetur nga një grup gazetarësh, , zhvillues të Web faqeve dhe shumë njerëz që konsiderohen si elita e shoqërisë në Kosovë. Që nga dita kur u dha mendimi për krijimin e TopLajmit synimet ishin të ditura: Avancimi i informimit dhe shpejtësia e transmetimit të lajmeve nëpërmjet internetit, sidomos për zhvillimet në trojet shqiptare. Në këtë vend, ku gazetarët përballen me presione të ndryshme, TopLajm do të jetë ndihmesë për gazetarët që kanë nevojë ta tranmetojnë atë që e dinë dhe kanë fakte për të. Top Lajm nuk do të ndalet. Nuk do të ketë forcë që do mund ti bëjë presion që shkrimet të ndikohen.
View my complete profile

OPINIONIONE

My Blog List