Kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, shumë aktiv. Ka disa ditë që Krasniqi është në publik me deklaratat e tij për zhvillimet në PDK dhe jetën publike. Kësaj radhe ka folur për Pacollin pas ankesave të këtij të fundit se është injoruar nga Krasniqi.
Pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit të Kosovës ai ka thënë se nuk mendon që e ka injoruar presidentin Behgjet Pacolli kur ky i fundit ka votuar për qeverinë.
“Përgjegjësia është individuale. Vota e secilit prej atyre që kanë votuar për qeverinë e re është përgjegjësi vetëm e tyre”, ka thënë Krasniqi. Ai nuk ka dashur të komentoj nëse Pacolli e ka shkelur Kushtetutën me arsyetimin se këtë e thotë Gjykata Kushtetuese. AAK e LDK tashmë kanë bërë të ditur ta deponojnë së shpejti padinë./topLajm
Post a Comment