Për zëvendëskryetaren e AKR-së, Mimoza Kusari Lila, e cila në qeverinë e re të koalicionit PDK-AKR mban edhe postin e zëvendëskryeministres, ambasadori amerikan në Prishtinë, Christopher Dell nuk ka patur asnjë ndikim në zgjedhjen e Presidentit të Republikës.
E ftuar në emisionin “E Diell” në Top Channel, Kusari Lila tha se ambasadori Dell në mesazhin e tij telefonik ka komentuar zgjedhjen e Pacollit. Ajo shtoi se ditën e zgjedhjes së Behgjet Pacollit president ambasadori Dell nuk ka qenë i vetmi që ka dërguar mesazhe telefonike.
“Ambasadori Dell ka komentuar zgjedhjen e Presidentit të Kosovës dhe nuk ka patur ndikim në procesin e votimit në Kuvend. SMS kemi marrë të gjithë ditën e zgjedhjes së presidentit. Kam patur mesazhe për të mos zgjedhur Pacollin”, tha Mimoza Kusari Lila.
Zëvendëskryeministrja e Kosovës bëri një rezyme të situatës në Kosovë. Sipas saj, Thaçi e Pacolli janë të vetëdijshëm për periudhën kyçe që po kalon Kosova e për këtë do të ruajë bashkëpunimin. Zonja Kusari Lila vlerësoi gjithashtu se vendi po përballet me vështirësi e probleme të mëdha, një pjesë e të cilave të bartura nga njëra qeveri në tjetrën, pa gjetur zgjidhje.
Më tej, Kusari-Lila vlerësoi edhe përbërjen e kabinetit “Thaçi 2”.
“Është një situatë e rëndë për institucionet në Kosovë. Ka patur akuza, hetime në qeverinë e kaluar për ministra të caktuar e për këtë barra e përgjegjësisë i bie edhe kryeministrit. Në rrethanat që është Kosova, partia e Thaçit doli si partia më e madhe dhe zgjodhi Thaçin si kryeministër. E rëndësishme është që ndaj kryeministrit nuk ka patur hetime zyrtare. Nuk kemi qeveri të korruptuar shpresojmë me suksese deri në përfundim të mandatit”, tha Lila.
Zëvendëskryeministrja, Mimoza Kusari-Lila, foli edhe për Veriun e Mitrovicës. Ajo tha se në këtë pjesë të territorit të Kosovës ndoshta do të gjendet një zgjidhje ndryshe nga të tjerat.
Lila vlerësoi gjithashtu se imazhi i Kosovës nuk është në vendin e duhur në arenën ndërkombëtare dhe se qeveria nuk është në pozitë të favorshme./yp
Kusari-Lila: Dell s’pati gisht në zgjedhjen e Pacollit

Post a Comment