Kushti i Aleancës Kosova e Re për Partinë Demokratike të Kosovës, që koalicioni qeverisës mund të behet vetëm nëse qeveria e re përbëhet nga persona me duar të pastra, ka pasur sukses.
Në qeverinë “Thaci 2” nuk frekuentojnë ministra të korruptuar ose që kanë keqpërdorur paranë publike.
Kështu ka thënë zëvendëskryeministrja e Kosovës, Mimoza Kusari-Lila, e cila gjatë një interviste për “Zërin” është shprehur e bindur se Koalicioni për Kosovë të Re nuk do të dalë jashtë kornizave të programit të saj për t’i shërbyer partisë së kryeministrit, Hashim Thaçi.
Ajo beson se partnerët e koalicionit mund të kenë qasje të ndryshme për ndonjë çështje të caktuar, por, sipas saj, kjo do të ishte normale, kurdo që ndodh. /Zëri
Post a Comment