BBC në shqip do të ndalojë transmetimet e saj për dëgjuesit në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, 18 vjet pas rifillimit të transmetimeve radiofonike. Gjatë viteve që nga 28 shkurti 1993 BBC-ja është munduar të jetë një burim i besueshëm, i paanshëm, i saktë informacioni.
BBC në shqip rifilloi të transmetonte kur në Shqipëri po hidhte rrënjë sistemi shumë partiak, kur në Kosovë po shtohej shtypja e regjimit serb të Milosheviqit.
BBC ka qenë dëshmitare e shumë ngjarjeve të rëndësishme për shqiptarët në këto vite, ngritja e demokracisë, trazirat sociale në vitin 1997 në Shqipëri, bombardimet e NATO-s ndaj Serbisë në vitin 1998-1999, arritja e ëndrrës së Kosovës për pavarësi në vitin 2008, konflikti i armatosur në Maqedoni në vitin 2001.
Shërbimi Botëror i BBC-së ka njoftuar se do të mbyllë shërbimet në pesë gjuhë, maqedonisht, portugalisht për Afrikën, serbisht, dhe shqip si edhe shërbimin në anglisht për rajonin e Karaibeve.
Kjo është pjesë e reagimit të tij ndaj shkurtimit në financimin e tij në formë Granti nga Ministria e Jashtme (Foreign & Commonwealth Office) e Mbretërisë së Bashkuar.
Ky shkurtim është pjesë e një ristrukturimi të Shërbimit Botëror të BBC-së për të plotësuar objektivin prej 16 për qind në kursime që u njoftua gjatë Rishikimit të Shpenzimeve nga qeveria më 20 tetor të vitit të shkuar.
Drejtori i Lajmeve Globale të BBC-së Peter Horrocks ka deklaruar se këto mbyllje nuk janë pasqyrim i punës së shërbimeve apo programeve individuale pasi ato janë jashtëzakonisht shumë të rëndësishme për audiencat e tyre dhe për BBC-në.
"Kjo ndodh thjesht sepse duhet të bëhen kursime për shkak të shkallës së shkurtimeve në financimin nga Granti për Shërbimin Botëror të BBC-së nga Ministria e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar dhe ne duhet të përqendrojmë përpjekjet tona në gjuhët ku ekziston nevoja më e madhe dhe ku ne kemi ndikimin më të madh" ka theksuar Horrocks. Të mërkurën Shërbimi Botëror njoftoi se rreth 650 punonjës të tij dhe përkatësisht një e katërta e stafit do të humbasë vendet e punës, shumica në vitin e parë, pjesa tjetër në vitet pasardhëse./topLajm
Mbyllet BBC ne shqip

Post a Comment