Presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli ka shëtitur këmbë në veri të Mitrovicës, natyrisht i siguruar nga forca të mëdha të Policisë së EULEX-it.
Pacolli fillimisht është ndalur në jug, për të kaluar pastaj këmbë në pjesën veriore, ku ka qëndruar në shtëpinë e ministrit të Punëve të Brendshme Bajram Rexhepit, në Suhadoll.
Pacolli ka thënë se Mitrovica është një dhe se ndarja veri-jug është vetëm term gjeografik, e jo edhe politik. Ai ka premtuar se do të punojë në të mirë të qytetarëve të Mitrovicës pa dallim etnie, raporton KTV.
Sa u përket bisedimeve me Serbinë, kreu i vendit ka thënës se tashmë grupi për bisedime është në formim e sipër dhe ai ka agjendën e vet. Kjo agjendë është e mbështetur nga miqtë ndërkombëtarë dhe qeveria, natyrisht edhe nga Presidenca, ka thënë Pacolli. Më pas, presidenti ka shtuar se ai do të jetë pjesë e halleve të qytetarëve dhe se mitrovicasit, qoftë në veri apo jug, do të ndihen si qytetarë të Kosovës./kn
Pacolli në Mitrovicë: Ndarja veri-jug është vetëm term gjeografik

Post a Comment