Home Blogger Templates Blogger Tricks & Hacks Tools & Generators Blogs Directory Blogger Falling Objects

Pacolli: Veç gjykata fol për veprimet e mia

Labels: ,
Presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, nuk ka dashur të komentojë nëse ka bërë shkelje të Kushtetutës me rastin e votimit të Qeverisë së Kosovës, duke thënë se për këtë çështje do të vendosë Gjykata Kushtetuese. 

Ai këto komente i bëri të dielën pas vizitës që i bëri familjes së Naim Bunjakut në Prishtinë, duke iu përgjigjur në këtë mënyrë interesimit të medieve lidhur me atë nëse ka shkelur aktin më të lartë juridik të vendit me rastin e votimit të qeverisë, pas zgjedhjes në postin e presidentit. 
“Unë nuk jam kompetent për vendimet e Kushtetutës për atë është gjyqi më i lartë i cili vendos, gjykata më e lartë që vendos për këto raste. T’i lëmë ata të mos ndërhymë, a është shkelur kushtetuta apo jo”, ka thënë Pacolli, sic transmeton Kosovapress.

Mediat shkruajnë se vetëm pak minuta pasi është zgjedhur president, Behgjet Pacolli ka shkelur Kushtetutën. Në cilësinë e kreut të shtetit, ai ka votuar kabinetin qeveritar gjatë seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit, e cila është mbajtur me 22 shkurt. Pacolli shihet në xhirimin televiziv dhe në shumë foto me dorën e ngritur lart, duke e votuar kabinetin Thaçi 2. Në nenin 88, pika 1 të Kushtetutës thuhet në mënyrë recidive se “Presidenti nuk mund të ushtrojë asnjë funksion tjetër publik”. Ndërsa pika 2 e të njëjtit nen, precizon: “Pas zgjedhjes, Presidenti nuk mund të ushtrojë asnjë funksion në parti politike”.

Ndërkohë, LDK-ja dhe AAK-ja kanë paralajmëruar se do të kërkojnë interpretimin e Gjykatës Kushtetuese, nëse zgjedhja e presidentit është bërë konform Kushtetutës dhe Rregullores së punës së Kuvendit për shkak të ndërprerjes së seancës me kërkesë të PDK-së. Pacolli edhe më herët është shprehur i gatshëm se do të përballet me Kushtetuesen./io
0 comments:

Post a Comment

About Me

My Photo
Top Lajm
Për këtë artikull dhe më shumë, vizito www.toplajm.com..... Portali TopLajm themeluar në vitin 2010 qëllim kryesor ka informimin e shpejtë, të saktë dhe të paanshëm. Përmes informacionit ky portal do ta bëjë të pamundurën që të edukojë dhe të argëtoj lexuesit. Ideja për themelimin e këtij portali është mbështetur nga një grup gazetarësh, , zhvillues të Web faqeve dhe shumë njerëz që konsiderohen si elita e shoqërisë në Kosovë. Që nga dita kur u dha mendimi për krijimin e TopLajmit synimet ishin të ditura: Avancimi i informimit dhe shpejtësia e transmetimit të lajmeve nëpërmjet internetit, sidomos për zhvillimet në trojet shqiptare. Në këtë vend, ku gazetarët përballen me presione të ndryshme, TopLajm do të jetë ndihmesë për gazetarët që kanë nevojë ta tranmetojnë atë që e dinë dhe kanë fakte për të. Top Lajm nuk do të ndalet. Nuk do të ketë forcë që do mund ti bëjë presion që shkrimet të ndikohen.
View my complete profile

OPINIONIONE

My Blog List