Presidenti Behgjet Pacolli nuk e di nëse ka votuar për Qeverinë Thaçi të martën e kaluar. Ai shprehet se në ato momente ka qenë jashtëzakonisht i lodhur dhe plotësisht i injoruar nga
kryeparlamentari Jakup Krasniqi. Në një intervistë për “Express”, Pacolli fajëson edhe Protokollin e Kuvendit për çdo shkelje të mundshme të ligjit apo Kushtetutës ditën kur u votua si president i Kosovës.
Presidenti i sapozgjedhur Bengjet Pacolli nuk është i sigurt se a ka votuar për zgjedhjen e Qeverisë në seancën e 22 shkurtit.
Ai madje thotë se nuk i kujtohet momenti i votimit të Qeverisë, për shkak të lodhjes që kishte, pas tre raundesh dërrmuese për zgjedhjen e tij.
Megjithëkëtë, Presidenti Pacolli, në një intervistë për gazetën “Express”, thotë se është i hapur dhe do ta mirëpriste çdo verdikt të Gjykatës Kushtetuese.
“Unë jam i gatshëm që t’i përgjigjem çdo vendimi të Gjykatës Kushtetuese. Për këtë nuk kisha dashur më shumë të komentoj. Nuk dua të influencojë një vendim eventual të gjykatësve të Kushtetueses. Unë nuk di ta përshkruaj atë moment, sepse kam qenë tepër i lodhur. Në afekt unë kam mundur t’i ngre të dy duart edhe kokën, por realisht nuk e di sepse kam qenë tepër i lodhur”, ka thënë Presidenti Pacolli.
Për të gjitha “gabimet” që Presidenti mund t’i ketë bërë menjëherë pas betimit të tij në foltoren e Parlamentit, fajëson Protokollin, i cili sipas tij, atë ditë nuk ishte fare funksional dhe e la atë të kthehej e të ulej sërish në ulësen e deputetit.
“Unë nuk di sinqerisht se si ta shpjegoj këtë sepse nuk jam kompetent. T’ia lëmë Gjykatës Kushtetuese të vendosë për këtë dhe të konstatojë se a është bërë shkelje a jo. Por, një e di se në momentin kur jam votuar nga pjesa më e madhe të deputetëve prezent në Kuvendin e Kosovës, unë iu kam drejtuar Kryesisë së Kuvendit dhe unë nuk kam marrë asnjë udhëzim elementar: as ku të ulem, as kah t’ia mbajë. Dhe kam shkuar e jam ulur në vendin e deputetit dhe asgjë tjetër”, ka treguar Pacolli./topLajm
Pacollit nuk i kujtohet nëse ka votuar

Post a Comment