Home Blogger Templates Blogger Tricks & Hacks Tools & Generators Blogs Directory Blogger Falling Objects

Padi penale në GJND për gjenocidin kulturor në Maqedoni

Labels:
Partia për Prosperitet Demokratik (PPD) do të ngrejë padi penale në Gjykatën e Hagës për gjenocid kulturor dhe zhdukje të trashëgimisë kulturore nga institucionet e Maqedonisë.

Kjo parti sot do të shpalos aktpadinë e hartuar për gjenocid kulturor dhe zhdukje të trashëgimisë historike e kulturore të shqiptarëve në Maqedoni, e cila do të dorëzohet Gjykatës Ndërkombëtare për Drejtësi (GJND) në Hagë.

Aktakuza është ngritur kundër ministres së Kulturës, Elizabeta Kançevska-Mileska, Drejtorit të Drejtorisë për Mbrojtjen e monumenteve Kulturore dhe Historike, Pasko Kuzman si dhe ambasadorit të BE-së në largim, Ervan Fuere.

“Sipas konventës së Hagës, projekti pansllav i zhbërjes së trashëgimisë ilirike në Ballkan, veçmas në Maqedoni dhe metodat e praktikuara të zhbërjes, bën pjesë në akuzat për zhdukjen e trashëgimisë historike universale”, theksoi analisti Nijazi Muhamedi për agjencinë e lajmeve INA.

Ai theksoi se me këtë padi që do të ngritët do të duhet që të gjitha lokalitetet ilire që janë shkatërruar nga mbretëria serbe dhe më pas maqedonasit duhet të vihen në mbrojtje të UNESCO-s dhe gjurmimet të realizohen me fondet e Bashkimit Evropian (BE).

Këto reagime vijnë pas fushatës së gjurmimeve arkeologjike nga Ministria e Kulturës nëpër disa lokacione të vendit, vendosjen e konstruksionit të kishës në Kalanë e Shkupit si dhe realizimi i projektit “Shkupi 2014”/ina
0 comments:

Post a Comment

About Me

My Photo
Top Lajm
Për këtë artikull dhe më shumë, vizito www.toplajm.com..... Portali TopLajm themeluar në vitin 2010 qëllim kryesor ka informimin e shpejtë, të saktë dhe të paanshëm. Përmes informacionit ky portal do ta bëjë të pamundurën që të edukojë dhe të argëtoj lexuesit. Ideja për themelimin e këtij portali është mbështetur nga një grup gazetarësh, , zhvillues të Web faqeve dhe shumë njerëz që konsiderohen si elita e shoqërisë në Kosovë. Që nga dita kur u dha mendimi për krijimin e TopLajmit synimet ishin të ditura: Avancimi i informimit dhe shpejtësia e transmetimit të lajmeve nëpërmjet internetit, sidomos për zhvillimet në trojet shqiptare. Në këtë vend, ku gazetarët përballen me presione të ndryshme, TopLajm do të jetë ndihmesë për gazetarët që kanë nevojë ta tranmetojnë atë që e dinë dhe kanë fakte për të. Top Lajm nuk do të ndalet. Nuk do të ketë forcë që do mund ti bëjë presion që shkrimet të ndikohen.
View my complete profile

OPINIONIONE

My Blog List