Menaxheri i Manchester Unitedit, Alex Ferguson me të gjitha forcat mundohet ta mbajë 36 vjeçarin Paul Scholes në klub. Fillimisht në teren ka kërkuar që të mbetet edhe për një vit, kurse pastaj në stafin teknik.
Në një bisedë për “Mirror”, Ferguson edhe një herë ka theksuar se si dëshiron të mbajë në klub mesfushorin legjendar dhe ka kërkuar nga ai që të nënshkruaj kontratë edhe për një sezonë, edhe pse Scholes shpeshherë kishte thënë se dëshiron ta mbyllë karrierën e tij te Oldham Athletic, klubi për të cilin ka bërë tifo si fëmijë.
“Dëshiroj që Paul të mbetet futbollist i yni edhe sezonin e ardhshëm, pai ai është një person mjaft i rëndësishëm. Dëshiron të luaj në secilën ndeshje dhe unë këtë plotësisht e kuptoj. Megjithatë për këtë do të shohim në të ardhmen. Një ditë kur të mbyllë karrierën, Scholesin e pret detyra e trajnerit në stafin teknik. Të gjithë te Manchester United e dëshirojnë qëndrimin e tij”, tha Ferguson./topLajm
Post a Comment