Partia Nacionale Demokratike Shqiptare ka marrë vendim që të largohet nga “Koalicioni për Kosovën e Re”. PNDSH-ja, përmes një komunikatë për medie, sqaron se ky largim nga koalicioni është bërë pasi që është konsideruar se vazhdimi i qëndrimit të mëtutjeshëm i saj në këtë koalicion nuk mund të jetë as i dobishëm as konstruktiv për vendin.
Gjithashtu, vendimi për largim nga ky koalicion, bartës i listës të të cilit në zgjedhjet 12 dhjetorit ishte Behgjet Pacolli, është marrë edhe si shprehje e pakënaqësisë ndaj mënyrës se si janë konstituuar institucionet.
“Partia Nacionale Demokratike Shqiptare, e cila gjatë zgjedhjeve të fundit ishte pjesë e Koalicionit për Kosovën e Re, bashkë me shtatë entitetet të tjera politike, në mbledhjen e saj të fundit, pas vlerësimit të zhvillimeve gjatë dhe pas zgjedhjeve, si dhe të rrethanave të reja të krijuara me koalicionin e porsakrijuar qeveritar, dhe duke shqyrtuar mënyrën e konstituimit të institucioneve të reja të Kosovës, ka konstatuar se vazhdimi i qëndrimit të mëtutjeshëm i PNDSH-së në Koalicionin për Kosovën e Re nuk mund të jetë as i dobishëm as konstruktiv. Për rrjedhojë Kryesia Qendrore e PNDSH-së ka vendosur që PNDSH–ja të largohet përfundimisht nga Koalicioni për Kosovën e Re. Tash e tutje PNDSH-ja të vazhdojë veprimtarinë dhe punën e saj si e pavarur jashtë çdo koalicioni”, thuhet në komunikatën e PNDSH-së.
Kjo parti ka dënuar edhe heqjen e fotografive të dy figurave të rëndësishme nga MKRS-ja ditën e parë të paraqitjes në punë të ministrit Memli Krasniqi. Akti i tillë konsiderohet gjest i dëmshëm jo vetëm politik me efekte përçarëse institucionale.
“Axhamillëku i këtij gjesti bëhet brengosës kur kihet parasysh se Kosova përpiqet që institucionet e brishta t’i ketë unike, bazën e tyre ta ketë gjithëpërfshirëse dhe ato t’i forcojë për sfidat që po na presin. Konsiderojmë se duhet të gjendet ndonjë formë ndëshkimi disiplinor të ministrit të porsazgjedhur të Kulturës, si vërejtje që nga të tilla akte të papërgjegjshme klanore me preference të përçudshme institucionale dhe kulturore të mbrohen në të ardhmen institucionet e Kosovës”, thuhet ndër të tjera në komunikatë./kn
PNDSH braktis “Koalicionin për Kosovën e Re”

Post a Comment