Home Blogger Templates Blogger Tricks & Hacks Tools & Generators Blogs Directory Blogger Falling Objects

PRAVDA: Maqedonia do të ndahet midis Bullgarisë dhe Kosovës

Labels:
Gazeta ruse “Pravda” në një koment të saj të titulluar “Në prag të shpërthimit sllavo-shqiptar” shkruan se nuk përjashtohet mundësia që në të ardhmen Maqedonia të ndahet midis
Bullgarisë dhe Kosovës, ndërsa komuniteti maqedonas të jetë pakicë në këto dy vende.

“Pika e ardhshme ndezëse në botë mund të jetë ish-republika jugosllave e Maqedonisë. Nuk përjashtohet që ky vend shumë shpejt të shndërrohet në një arenë për qërim të hesapeve midis sllavëve dhe shqiptarëve”, komenton në edicionin e sotëm gazeta ruse “Pravda”, transmeton agjencia e lajmeve INA.

Historiani rus për Ballkanin, Vladimir Putjatin vlerëson se shtetësia e Maqedonisë varet nga një kërcënim serioz.

“Shumë maqedonas kanë përfituar pasaportën bullgare. Nuk përjashtohet mundësia që në të ardhmen territori i Maqedonisë të ndahet midis Bullgarisë dhe Kosovës, ndërsa maqedonasit të mbeten pakica kombëtare në të dyja vendet. Rol kryesor në mbijetesën e Maqedonisë së pavarur do të mund të luaj Serbia, por pozicioni kompleks politiko-ekonomik i këtij vendi, nuk i lejon që të jetë faktor stabilizues në Ballkan”, vlerëson historiani Putjatin.

Në shkrimin e gazetës nënvizohet edhe incidenti në Kalanë e Shkupit midis maqedonasve dhe shqiptarëve.

“Shqiptarëve nuk i pëlqen ajo që në qendër të qytetit të paraqitet një muze, ndërsa e të cilit i ngjan një kishe ortodokse”, thuhet në tekst.

Gazeta ruse “Pravda” shkruan edhe për konfliktin e vitit 2001 dhe situatën më pas.

“Në shkurt të vitit 2001, shqiptarët nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia të bashkuar në të ashtuquajturën UÇK filluan luftën e armatosur me armatën dhe ushtrinë maqedonase. 

Vetëm gjashtë muaj pas këtyre luftimeve të armatosura, nën presionin e NATO-s dhe BE-së, palët në konflikt u ulën në tryezën e negociatave, duke nënshkruar Marrëveshjen e Ohrit. Kjo marrëveshje mundësoi që gjuha shqipe ku shqiptarët janë mbi 20 për qind të jetë zyrtare. Politikanët shqiptarë u përfshinë në Qeverinë e Maqedonisë, ndërsa filloi emetimi i një kanali në gjuhën shqipe në televizionin shtetëror. Kjo nënkupton se bëhet fjalë për federalizmin e Maqedonisë. 

Por, megjithatë kjo nuk i ndaloi nacionalistët shqiptarë, të cilët vazhduan me presionet ndaj pushteteve lokale dhe në vitin 2005 përfituan të drejtën e valëvitjes së flamurit në territoret e Maqedonisë, ku shumica e popullsisë është shqiptare. Disa nga politikanët nuk hezituan të theksojnë hapur se territoret shqiptare në Maqedoni patjetër duhet të bashkohen me Kosovën, ndërsa më vonë edhe me Shqipërinë”, shkruan në fund gazeta ruse “Pravda”./topLajm
0 comments:

Post a Comment

About Me

My Photo
Top Lajm
Për këtë artikull dhe më shumë, vizito www.toplajm.com..... Portali TopLajm themeluar në vitin 2010 qëllim kryesor ka informimin e shpejtë, të saktë dhe të paanshëm. Përmes informacionit ky portal do ta bëjë të pamundurën që të edukojë dhe të argëtoj lexuesit. Ideja për themelimin e këtij portali është mbështetur nga një grup gazetarësh, , zhvillues të Web faqeve dhe shumë njerëz që konsiderohen si elita e shoqërisë në Kosovë. Që nga dita kur u dha mendimi për krijimin e TopLajmit synimet ishin të ditura: Avancimi i informimit dhe shpejtësia e transmetimit të lajmeve nëpërmjet internetit, sidomos për zhvillimet në trojet shqiptare. Në këtë vend, ku gazetarët përballen me presione të ndryshme, TopLajm do të jetë ndihmesë për gazetarët që kanë nevojë ta tranmetojnë atë që e dinë dhe kanë fakte për të. Top Lajm nuk do të ndalet. Nuk do të ketë forcë që do mund ti bëjë presion që shkrimet të ndikohen.
View my complete profile

OPINIONIONE

My Blog List