Home Blogger Templates Blogger Tricks & Hacks Tools & Generators Blogs Directory Blogger Falling Objects

Presidenti turk Gyl e uron Pacollin

Labels:
Presidenti i Republikës së Turqisë, Abdullah Gyl i dërgoi një mesazh urimi Presidentit të Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, me rastin e zgjedhjes së tij në detyrën e re.

Në mesazh thuhet:

“I nderuar President,
Në emër të popullit turk dhe në emrin tim personal, Ekselencën e Juaj e përgëzoj përzemërsisht për zgjedhjen në postin e Presidentit të Republikës së Kosovës.

 Kam bindjen se bashkëpunimi ynë, i cili krahas vëllazërisë dhe miqësisë historike mes vendeve tona, është i rëndësishëm edhe për paqen dhe stabilitetin në Ballkan, me angazhimet tuaja të çmueshme do të zhvillohet edhe më tutje.

Turqia do të vazhdojë ta mbështesë orientimin euroatlantik të Kosovës, si dhe pavarësinë e saj dhe integritetin territorial, që është më se i nevojshëm për stabilitetin dhe paqen në rajon.

Në kuadër të përpjekjeve tuaja për t’ia lënë gjeneratave të ardhshme një Kosovë shumetnike, shumëkulturore, demokratike, të fuqishme dhe të prosperuar, dhe e cila bazohet në mbizotërimin e ligjit, populli turk do të vazhdojë të jetë pranë popullit të Kosovës.

Me këtë rast, i përsëris urimet më të mira për shëndetin dhe lumturinë personale të Shkëlqesisë suaj dhe për prosperitetin dhe mirëqenien e popullit mik dhe vëlla të Kosovës”. thuhet ne mesazhin e derguar nga Presidenti i Republikës së Turqisë, Abdullah Gyl,  Presidentit të Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli/toplajm
0 comments:

Post a Comment

About Me

My Photo
Top Lajm
Për këtë artikull dhe më shumë, vizito www.toplajm.com..... Portali TopLajm themeluar në vitin 2010 qëllim kryesor ka informimin e shpejtë, të saktë dhe të paanshëm. Përmes informacionit ky portal do ta bëjë të pamundurën që të edukojë dhe të argëtoj lexuesit. Ideja për themelimin e këtij portali është mbështetur nga një grup gazetarësh, , zhvillues të Web faqeve dhe shumë njerëz që konsiderohen si elita e shoqërisë në Kosovë. Që nga dita kur u dha mendimi për krijimin e TopLajmit synimet ishin të ditura: Avancimi i informimit dhe shpejtësia e transmetimit të lajmeve nëpërmjet internetit, sidomos për zhvillimet në trojet shqiptare. Në këtë vend, ku gazetarët përballen me presione të ndryshme, TopLajm do të jetë ndihmesë për gazetarët që kanë nevojë ta tranmetojnë atë që e dinë dhe kanë fakte për të. Top Lajm nuk do të ndalet. Nuk do të ketë forcë që do mund ti bëjë presion që shkrimet të ndikohen.
View my complete profile

OPINIONIONE

My Blog List