Presidenti Behgjet Pacolli nuk e di vlerën e pagës mujore duke qenë në krye të shtetit, por çfarëdo qoftë ajo, ka vendosur të mos e marrë dhe t’ua ndajë 10 familjeve kosovare.
Sot ai ka vizituar familjen e Naim Bunjakut në lagjen Dodona të kryeqytetit, që do të marrë një pjesë të pagës mujore presidenciale. Pastaj, do të gjenden edhe 9 familje tjera që do ta kenë këtë privilegj. Rroga e një presidenti në Kosovë është rreth 3000 euro.
Pacolli është pyetur edhe për raportin e Kohës Ditore, sipas së cilës ai ka shkelur Kushtetutën, duke votuar qeverinë si President. Ai ka thënë se do t’i përkasë Gjykatës Kushtetuese të vendosë për një gjë të tillë./io
Post a Comment