Home Blogger Templates Blogger Tricks & Hacks Tools & Generators Blogs Directory Blogger Falling Objects

Stefanoviq: Presim bisedime të vështira me Prishtinën

Labels: ,

Shefi i ekipit negociator të Serbisë, Borislav Stefanoviq, ka vlerësuar se bisedimet me Prishtinën do të jenë të vështira, dhe mjaft të gjata sa për t’i zgjidhur çështjet më të rëndësishme.
“Çdo çështje ka nivelin e lartë të vështirësisë për t’u zgjidhur, dhe nuk duhet pasur pritje jorealiste. Ato do të jenë bisedime të vështira, që do të kenë rënie dhe ngritje, dhe do të zgjatin aq sa të mund t’i zgjidhim problemet më të rëndësishme”, ka thënë Stefanoviq për mediat serbe.

Stefanoviq ka shtuar se fillimisht do të shqyrtohen çështjet që më së shumti i rëndojnë njerëzit në Kosovë, siç janë “çështjet e lirisë së lëvizjes, shfrytëzimi i telefonisë celulare, energjisë elektrike, targave të makinave dhe personave të zhdukur”.
Duke komentuar emërimin e zv/kryeministres Edita Tahiri si shefe të ekipit të Kosovës, Stefanoviq ka thënë se ajo është negociatore me përvojë, dhe prandaj pritet që të jepet mundësia “për zbatimin e plotë të asaj që do të biem dakord”.
Sipas tij, bisedimet Prishtinë-Beograd “mund të fillojnë në gjysmën e parë të marsit në Gjenevë”./ki
0 comments:

Post a Comment

About Me

My Photo
Top Lajm
Për këtë artikull dhe më shumë, vizito www.toplajm.com..... Portali TopLajm themeluar në vitin 2010 qëllim kryesor ka informimin e shpejtë, të saktë dhe të paanshëm. Përmes informacionit ky portal do ta bëjë të pamundurën që të edukojë dhe të argëtoj lexuesit. Ideja për themelimin e këtij portali është mbështetur nga një grup gazetarësh, , zhvillues të Web faqeve dhe shumë njerëz që konsiderohen si elita e shoqërisë në Kosovë. Që nga dita kur u dha mendimi për krijimin e TopLajmit synimet ishin të ditura: Avancimi i informimit dhe shpejtësia e transmetimit të lajmeve nëpërmjet internetit, sidomos për zhvillimet në trojet shqiptare. Në këtë vend, ku gazetarët përballen me presione të ndryshme, TopLajm do të jetë ndihmesë për gazetarët që kanë nevojë ta tranmetojnë atë që e dinë dhe kanë fakte për të. Top Lajm nuk do të ndalet. Nuk do të ketë forcë që do mund ti bëjë presion që shkrimet të ndikohen.
View my complete profile

OPINIONIONE

My Blog List