Ylli i Manchester Unitedit, Wayne Rooney, pranon se po zhvillon njërin prej stinorëve të tij më të dobët në karrierë. Rooney ka shënuar vetëm tetë gola në 16 ndeshje në Premier League këtë edicion. Kjo shifër është shumë e vogël në krahasim me stinorin e kaluar kur realizoi 26 gola kampional në 32 ndeshje.
"Më duhet të them se ky nuk është një stinor i mirë për mua. Ndoshta është edhe më i keqi që kam pasur në karrierë deri më tash", ka thënë Rooney, shkruajnë mediumet angleze të dielën.
Rooney 25-vjeçar një pjesë të stinorit ka munguar shkaku i lëndimit, ndërsa po ashtu në dhjetor pati një mosmarrëveshje me krerët e klubit dhe kishte kërkuar të transferohej diku tjetër. Mirëpo, më pas ai vendosi të vazhdojë kontratën me "djajtë e kuq".
"Gjëja e vetme e mirë këtë stinor është se tash po ndjehem mirë. Pikërisht në momentin kur lojtarët e tjerë kanë nisur të dëmtohen dhe të lodhen. Dua të bëjë dallimin, të luaj një rol të rëndësishëm në ndeshjet që pasojnë. Goli që i shënova me 'gërshërë' Manchester Cityt më ka rritur vetëbesimin. Shënova gol vendimtar në një ndeshje të rëndësishme dhe më duhet të pranoj se e kam shikuar disa herë atë gol. Nuk lodhem duke e shikuar", ka thënë Rooney.
Lajm tjetër i mirë është se me gjithë formën e dobët të Rooneyt, skuadra e tij është duke kryesuar në renditjen e Premier Leagues dhe po shkon rrugës që të fitojë titullin e Anglisë.
"E dëshirojmë titullin këtë stinor. Stinorin e kaluar e patëm të vështirë kur Chelsea na e mori titullin", ka thënë Rooney.
Pikërisht në "Stamford Bridge" të Londrës, Unitedi do të përballet me Chelsean, të martën në ndeshjen e mbetur të javës së 18-të të Premier Leagues. Në "Stamford Bridge", United nuk ka fituar që nga viti 2002.
"Jemi futur në një seri të keqe në atë stadium dhe unë besoj se asnjëherë nuk kam fituar gjatë karrierës në 'Stamford Bridge'. Madje nga ai stadium kam kujtime të hidhura, pasi aty në vitin 2006, mora lëndim të rëndë para Botërorit", ka thënë Rooney.
Stinori më i dobët i Rooneyt në karrierë
Labels:
SPORT

Post a Comment