Home Blogger Templates Blogger Tricks & Hacks Tools & Generators Blogs Directory Blogger Falling Objects

Toleranca ndërfetare në Ferizaj ndahet me mur

Labels:
Njëra nga pamjet që ka identifikuar më së shumti qytetin e Ferizajt, krahas muralit të kamerierit në ish- hotelin “Lyboten”, sigurisht që është edhe fotoja ku shihen Kisha ortodokse serbe dhe Xhamia e Madhe në Ferizaj.
Zakonisht kjo pamje është përcjellë edhe me komentet se ekzistimi afër njëra –tjetrës e këtyre objekteve të kultit, të dy konfesioneve të ndryshme, paraqet simbolin më të mirë të tolerancës ndërfetare dhe paraqet pasuri të trashëgimisë kulturore jo vetëm për Ferizajn. Mirëpo këto ditë midis këtyre dy faltoreve është duke hedhur shtat një mur i lartë rreth dy metra.  

Punimet që kanë filluar në oborrin e Kishës ortodokse serbe në Ferizaj janë pjesë e një marrëveshjeje të nisur nga përfaqësues të ICO-s, KFOR-it, udhëheqësve të dy  konfesioneve fetare, si dhe të zyrtarëve komunalë të Ferizajt. “Po, ka qenë një nismë  e dalë nga një takim i shumë subjekteve që objekti i Kishës ortodokse të meremetohet, të rregullohet oborri i saj, si dhe rrethoja e saj përgjatë tërë oborrit të Kishës”, sqaroi Besim Zymberi, nënkryetar i Komunës. 

Këto punime kishin nxjerrë në pah objektin e kishës me tërë vlerat e saj karakteristike arkitektonike, pas prerjes së drunjve të lartë, si dhe heqjes së barishteve. Mirëpo ajo që i kishte habitur qytetarët ferizajas ishte se muri i rrethojës ishte shumë i ulët nga kufizimet me pamjet nga qyteti, kurse nga ana e Xhamisë ai ishte shumë i lartë. 

“Të them të drejtën, edhe unë jam habitur kur e kam parë se po ngrihet aq i lartë, nuk i kemi pasur fjalët që muri të jetë aq i lartë ndërmjet dy objekteve tona të kultit, bile peshkopi i kishës Ati Zhika më ka thënë personalisht se me dëshirë do ta hiqte krejtësisht apo të ishte sa më i ulët”, shprehej Fehmi Mehmeti, kryetar i Këshillit të Bashkësisë Islame në Ferizaj, që selinë e ka pikërisht në oborrin e Xhamisë së Madhe. Sipas Mehmetit, ky mur është fare i panevojshëm dhe vërtet sikur e zvetënon simbolin e tolerancës ndërfetare./kn
0 comments:

Post a Comment

About Me

My Photo
Top Lajm
Për këtë artikull dhe më shumë, vizito www.toplajm.com..... Portali TopLajm themeluar në vitin 2010 qëllim kryesor ka informimin e shpejtë, të saktë dhe të paanshëm. Përmes informacionit ky portal do ta bëjë të pamundurën që të edukojë dhe të argëtoj lexuesit. Ideja për themelimin e këtij portali është mbështetur nga një grup gazetarësh, , zhvillues të Web faqeve dhe shumë njerëz që konsiderohen si elita e shoqërisë në Kosovë. Që nga dita kur u dha mendimi për krijimin e TopLajmit synimet ishin të ditura: Avancimi i informimit dhe shpejtësia e transmetimit të lajmeve nëpërmjet internetit, sidomos për zhvillimet në trojet shqiptare. Në këtë vend, ku gazetarët përballen me presione të ndryshme, TopLajm do të jetë ndihmesë për gazetarët që kanë nevojë ta tranmetojnë atë që e dinë dhe kanë fakte për të. Top Lajm nuk do të ndalet. Nuk do të ketë forcë që do mund ti bëjë presion që shkrimet të ndikohen.
View my complete profile

OPINIONIONE

My Blog List