Shkruan Ilir Deda
Qysh prej shpalljes së pavarësisë, Kosova përpëlitet për identitetin e vet ndërmjet një demokracie funksionale dhe një shteti të dështuar.
Dhe vazhdimisht miqtë tanë ndërkombëtarë na thonë se kjo do të definohet brenda 4-5 vjetësh. Kësaj radhe, pas zgjedhjeve skandaloze të 12 dhjetorit, na thanë se duhet të zgjedhim një “qeveri me duar të pastra”. Por ajo që pamë në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit jokredibil të Kosovës më 22 shkurt, nuk përkon me këto thirrje.
Nuk mund të kemi qeveri me duar të pastra, nëse kemi ndërhyrje jodemokratike në zgjedhjen e përfaqësuesve më të lartë shtetërorë. Nuk mund të jemi demokraci funksionale, nëse ushtrohen presioni e shantazhi ndaj lirisë së shprehjes.
Praktikat që po i shohim janë gjithçka pos funksionim dhe sjellje demokratike. Në një vend ku klasa e politikës së vjetër mendon se ka superfuqi karshi qytetarëve, e kështu edhe ndaj mediumeve, presioni banal ndërkombëtar mbi këto bëhet tejet i rrezikshëm. Mund të imagjinohet se si do të sillet klasa politike e ardhur në pushtet nëpërmjet manipulimit të votës së lirë me mediat e pavarura, kur një gjë të tillë e bën dikush që të paktën për Kosovën përfaqëson shembullin e demokracisë.
Ne e zgjodhëm presidentin e shtetit. Në fakt, nuk e zgjodhëm ne, e zgjodhën të përzgjedhurit tanë. Por as këta të përzgjedhurit nuk i zgjodhëm ne, sepse ata, nëpërmjet një manipulimi sistematik të zgjedhjeve, e zgjodhën njëri-tjetrin, e zgjodhën veten. Përcjellë në heshtje nga miqtë tanë ndërkombëtarë. E kjo seri zgjedhjesh nuk na bën nder as neve e as atyre.
Në Kuvendin e Kosovës kamerat na treguan zgjedhje të ligë, zgjedhje nën presion, me presion. Na treguan realitetin e hidhur e të gjitha zgjedhjeve të tjera, edhe të atyre lokale, edhe të atyre parlamentare. Na treguan se si, në të vërtetë, zgjidhen bartësit institucionalë.
Shkelja e rregullores së punës së Kuvendit nga të gjithë aktorët – përfshirë kryetarin e Kuvendit, i cili të paktën e pranon këtë gjë -- dhe SMS-at ndërkombëtarë që në start tregojnë se demokracia, sundimi i ligjit dhe respektimi i tij nuk është prioritet i askujt në Kosovë. Këto parime kanë mbetur vetëm një retorikë e thjeshtë e përfaqësuesve ndërkombëtarë dhe e atyre që e zgjodhën njëri-tjetrin, duke i shkelur këto parime. Dhe e gjitha kjo ndodhi në një Kuvend gjysmak, pa praninë e opozitës.
Dëshpërimin e radhës e gjetëm te ambasadori Dell, i cili sulmoi median e pavarur. Një veprim i tillë nuk mund të pritej nga ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, djepit të demokracisë dhe lirisë, ku liria e mediave dhe respektimi i ligjit janë ndër shtyllat kryesore të qenësisë së kombit amerikan. Atë çka ne e presim nga ambasadori nuk është kacafytja me mediat e pavarura, por me praktikat e këqija qeverisëse, si dhe angazhimi i pakompromis për ndërtimin e shtetit ligjor e demokratik, i cili nuk do të bëhet shtet i dështuar, por një vend funksional me perspektivë zhvillimi dhe qëndrueshmërie.
Ndërhyrja direkte në zgjedhjen e presidentit, si dhe ndryshimi i dhunshëm i votës së deputetëve, të cilët ishin kundër tij nuk lë shumë hapësirë për shpresë se shteti ynë do të ecë përpara drejt konsolidimit demokratik me këtë qeveri dhe këtë president. Kosova po sharron më thellë në baltë, para syve të miqve tanë. Për më shumë, me vetë ndihmën e tyre.
Është për keqardhje që deputetët nuk patën guximin t’i qëndrojnë besnik besimit të tyre për zgjedhjen e presidentit dhe u dëshmuan aq joparimorë. E faktori ndërkombëtar tregoi qartë se demokracia në Kosovë nuk është kurrfarë prioriteti për ta, dhe se janë në gjendje t’i sakrifikojnë përsëri të gjitha për “stabilitet”, sado i brishtë dhe joreal që ai mund të jetë. Politika “stabiliteti në kurriz të demokracisë” do të dështojë. E faturën, në fund, do ta paguajmë ne, qytetarët e Kosovës.
Tashmë po e paguajmë këtë faturë jo fort të lirë: kemi një president aspak legjitim, një qeveri të dobët dhe një faktor ndërkombëtar që flet diçka e vepron diçka krejt tjetër. Imazhit të keq të Kosovës në botë iu shtua në mënyrë të hapur edhe zgjedhja e kontestueshme e bartësve të institucioneve.
E përderisa po kalojmë nga një krizë në një krizë tjetër, assesi nuk po mundemi të prodhojmë lajme të mira për veten. Po sillemi në një rreth vicioz të politikës së vjetër, të politikës së interesit të ngushtë, familjar e klanor. Ky rreth u konvenon më së shumti të zgjedhurve të pazgjedhur, meqë kësisoj, vëmendja e publikut mbetet e përqendruar në krizat e njëpasnjëshme, larg problemeve konkrete, siç janë imazhi i shkatërruar, dialogu me Serbinë, zhvillimi ekonomik, lufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe njohjet (e harruara) ndërkombëtare./kn
Ky është opinion i Ilir Dedes dhe nuk paraqet qendrimin e redaksisë së TopLajm.
Turpi i radhës (Opinion)

Post a Comment