Shkruan Ilir Llonçari
Ilir Llonçari |
Krijese e frikshme a po..??
Nëntoke pa diell, zoti i ka nëmur te mbesin aty se ata te kallin friken.
Me ata dhëmbët e tyre gjakpirësit e ndyrë, te pinë gjakun. ha ha... ironike a po...? Po mos te pinë gjakun vdesin..!! Interesante kjo mbijetesa. Po njeriu pse nuk i le ata te çiftëzohen me njeriun te shohin diellin edhe ata.
Egoiste pak a po?
Po nejse kuptohet ata janë te frikshëm të ndyrë, nga nëntoka më.
Po si u bë që ata po mbijetojnë? Të ndyrit kane përjetësinë te cilën me shume se gjithkush e kish dashur... njeriu ... a po? Gjë e mire kjo përjetësia. Po ku dreqin nuk ju ra hise njerëzve po vampirëve. Disi çuditshëm si gjaku i tyre te jep përjetësinë po prapë se prapë e ke me një kusht atë përjetësi, duhet te bëhesh një nga ata.
Aq u tremben sa që i kan bere të pa fe, me simbole fetare i trembin. Sa te këqij e te ligë që janë frikohen nga feja nga shëndeti frikohen ashtu të zbehtë të pagjak rrinë sepse punojnë shume për te mbijetuar aq shumë sa janë adoptuar te shërojnë njeri tjetrin me gjakun e tyre. Sa humane kjo puna, me gjakun e vet e ringjall tjetrin, pa ndonjë kërkese për transfuzion. Si u be qe njerëzit duhet ti lusësh aq shume te dhurojnë gjakun e tyre e këta e japin vet dhe të japin jetë, ushqejnë njeri tjetrin me gjakun e vet dhe mbijetojnë, e ruajnë përjetësinë.
Disi si e pështjellur kjo puna a po...?
Si ti bihet ne fije kësaj pune? Si lindi vampiri?
A thua natyra apo mos njeriu e krijoi vet të tillë. E futi nëntoke nga frika edhe pse ai s’ishte i tille kurrë. Po njeriu e beri të tillë.
Kush do të na jenë këta vampirët? Si lindën këta?
Dikur kur njerëzit u frikësuan nga jeta vet, në fillimin e saj dolën ca njerëz te cilët për çudi vizatonin, mendonin, krijonin muzikë (ama më duhet të them kështu n’mes, shpejtë sepse nuk do të ndalëm më te muzika, por nuk mund të mos e përmend. Muzikë jo si muzika e njerëzve me SEMPLA po me NOTA paramendo ka njo ka njo notat i kan shkru ku ku edhe as cullak nuk jon dale me këndu po me tesha veç me përmend a??) dhe qa o ma me rëndësi filozofonin, ju krijuan rituale ne mënyre që njerëzve tua heqin friken. Gjithçka ishte mirë.
Me kalimin e kohës këta njerëz që hoqën frikën te njeriu filluan të mbesin të paktë sepse njerëzit shumohen shume sepse kishin kohe te shumoheshin derisa këta duhet te merreshin me friken e tyre. Kur u bënë njerëzit shume filluan te mos frikësohen më. Atëherë këta që ju hoqën frikën u bënë të panevojshëm si çdo gjë tjetër dhe u hodhën me tutje.
Sepse njeriu tash iu kishte borxh të madh atyre dhe si egoist qe është njeriu i hodhi tutje dhe beri çmos ti shpallte ata si te frikshëm.... ehhhhhh...c’ti besh! Jo që unë nuk frikohesha nga vampirët kur kam qene i vogël por papritmas tani kam filluar te frikësohem nga dielli.
I hedhur tutje i përbuzur dhe si për çudi vetëm natën po ndjej kënaqësinë të dal, vetëm atëherë kur asgjë nuk po shihet mirë. Jo se unë nuk dua te shoh por dua që të mos më shohin. Po jo valla te drejtën te them edhe të mos shoh. Jo njerëzit, se me ta jam mësuar po veprat e tyre veprat qe i bëjnë ata për vete. E kur mendoj se vampirët ç’kane bere për njeriun nuk iu vë faj vampirëve që e ndiejnë vetën disi te përplasur ne një skute nga ta. E pse..? Vetëm se janë.....janë disi... po si janë? Si te gjithë! Por diçka ata te çuditshëm....me siguri duhet te jete se, ata disi nuk janë aq të zbrazët dhe nuk janë sipërfaqësor, nuk dëshirojnë te duken bukur por janë ashtu vet, janë të zbehtë nga netët e pagjumë qe i kalojnë duke mësuar lexuar apo edhe neper bodrume aty ku njerëzit më nuk po rrinë, apo jo?
Nuk dëshirojnë luftën, as te keqen, as fuqinë, as kontrollin, gati asgjë përveç dritës se diellit, ajo është lufta e tyre. Po ja qe është interesante si po i shikojnë si vampirë edhe pse kanë qenë njerëz.... siiiiii.... kanë qene ndonjëherë njerëz ??? Jo por iu ka nevojitur koha të dalin e të shihen në dritën e tyre te vërtete, dritën e erret, në të cilën njerëzit i kane futur. Zotët e mbi tokës, të mikluarit e diellit, ata te cilët janë të fortë sa të durojnë dritën e diellit e cila përcëllon.
Po si ç’do kafshe edhe njeriu lufton, lufton për te drejtën e tij, e cila është e drejtë e pamohueshme e tij. PADITURIA.
Si është e mundur që njeriu të ndërtoje ushtri për tu mbrojtur nga njeriu, të luftojë kundër njeriut? Ndodh kjo sepse me vampirët e kane fituar luftën, luftën e kishin të fituar ata prej fillimit por ja se edhe i kan mbyllur nën tokë se vampirët nuk lejuan njeriun te luftojë, çpiken 1001 mënyra për ti ikur luftës, por ja se njeriut nuk i pëlqyen dhe “pikë”. Donte luftën gjakun te derdhej kot, jo për mbijetesë por veç eh sa për tu derdhur. Të derdhet. Për te treguar se është i fortë, e si na qenkan pra këta vampirët te këqij kur kërkojnë gjakun vetëm për mbijetese jo kot se koti. Po ja qe se vampirët janë te frikshëm bu ha ha haha ha.
Por te kthehemi te filozofia shkurt, ata filozofonin paramendo...!!
FI LO ZO FO NIN, fjalë me 11shkronja fjalë e gjatë për një proces adekuat ta kryej njeriu.
E ne dite të sodit kush po ka kohë për filozofi aiiiiiii a je n’veti filozofi? Dashuri ndaj dijes po qa t’vyn dija, pa pare s’ka qare... qy qy qy
DIJA versus PARJA dhe këtu ndodhi..! Qysh po duket njerëzit murrën paren e vampirët filozofinë dhe me filozofinë e tyre ata varrosen edhe veten. Po ja që kohë pas kohe po del ndonjë vampir mbi tokë po prapë se prapë pak për te ndërruar diçka rrënjësore, pak sa për t’iu bere qejfin njerëzve. Se njeriu nganjëherë si pa ditur ashtu nga paraja e shumte kur nuk di se ç’të bëj, i teket te thërrasë ndonjë vampir t’ia bëj qejfin.... Qejfin, tash jo qejfin në kuptim se ai ka ndonjë qejf por ka dëgjuar diçka, ka rënë diku ne kontakt me ndonjë prej tyre e tash hajt sa për të thënë ja se edhe unë merrem vesh në diçka që bëjnë vampirët ose me saktë te bej diçka që njerëzit nuk bëjnë. Por nejse ti lëmë këto gjëra të parëndësishme se aq janë të pakta sa nuk vlejnë të përmendën.
Të pakta por të përjetshme...
ehhhhh tani si duket dielli po do me dalë e duhna me ikë.
.
.
.
sa shume filma, libra janë bere kundër tyre edhe pse ata ekzistojnë vetëm ne imagjinatë....!! sa flitet kundër, sa e sa fjala kundër tyre po prapë ashtu ne imagjinatë duke ekzistuar prapë njerëzit te frikësuar....
Post a Comment