As pas hyrjes në Parlament, Lëvizja Vetëvendosje nuk do t’i ndahet rrugës. Agjencia e lajmeve dtt.net raporton se lëvizja e Kurtit po planifikon protesta të rregullta në rrugë kundër bisedimeve në pritje me Serbinë.
Partitë opozitare LDK, AAK dhe Vetëvendosja kanë kritikuar qeverinë që ka emëruar Edita Tahirin, për shefe të delegacionit kosovar. Ato kanë thënë se çdo vendim për negociatat duhet të merret me konsensus në Kuvendin e Kosovës. Vetëvendosje konsideron se Kosova as që duhet të nisë bisedimet me Serbinë. /indeksonline
Post a Comment