Home Blogger Templates Blogger Tricks & Hacks Tools & Generators Blogs Directory Blogger Falling Objects

Viktimat e para të protestave edhe në Oman

Labels: ,
Dy persona janë vrarë dhe pesë të tjerë janë plagosur sot në Oman, gjatë përleshjes së demonstruesve dhe forcave të rendit, të cilat kanë përdorur gaz lotsjellës dhe municion gome. 
Rreth 250 persona kanë protestuar sot në qytetin Sohar, që gjendet rreth 200 km larg kryeqendrës Muskat, kurse sipas fjalëve të dëshmitarëve , policia ka tentuar të shpërndajë demonstruesit duke përdorur gaz lotsjellës dhe plumba prej gomës. 

Në përleshje janë regjistruar dy të vdekur dhe pesë të plagosur, i ka thënë agjencisë France Press një zyrtar policor që ka dashur të mbetet anonim. 

Protestat në Sohar kanë filluar të premten, kurse rreth 300 persona kanë protestuar qetë javën e kaluar në Muskat, duke kërkuar rritje të pagave dhe reforma politike.  

Demonstrata ka edhe në qytetin Salala në jug të vendit, raporton BBC. 

Sundimtari i Omanmt, sulltani Kabus bin Said i ka ndërruar gjashtë ministra në përpjekje për të ulur tensionet në vedn, kurse pas protestave janë rritur bursat e studentëve dhe pagat minimale.  

Agjencia shtetërore omaneze transmetoi lajmin se në Sohar grupi i demonstruesve sot ka djegur disa automjete e shtëpi, pastaj një stacion policor, si dhe rezidencën e guvernatorit.  
Demonstrusit kanë bllokuar edhe rrugën kryesore në qytet dhe kanë penguar njerëzit të shkojnë në punë, thuhet në njoftimin e agjencisë shtetërore, me ç’rast përmenden viktimat, por nuk thuhet se a bëhet fjalë për të vdekur apo të plagosur.  

Omani bashkë me Iranin kontrollon ngushticën e Hormuzit në Gjirin Persik, nëpër të cilin kalojnë rreth 40 për qind e tankerëve në botë.
0 comments:

Post a Comment

About Me

My Photo
Top Lajm
Për këtë artikull dhe më shumë, vizito www.toplajm.com..... Portali TopLajm themeluar në vitin 2010 qëllim kryesor ka informimin e shpejtë, të saktë dhe të paanshëm. Përmes informacionit ky portal do ta bëjë të pamundurën që të edukojë dhe të argëtoj lexuesit. Ideja për themelimin e këtij portali është mbështetur nga një grup gazetarësh, , zhvillues të Web faqeve dhe shumë njerëz që konsiderohen si elita e shoqërisë në Kosovë. Që nga dita kur u dha mendimi për krijimin e TopLajmit synimet ishin të ditura: Avancimi i informimit dhe shpejtësia e transmetimit të lajmeve nëpërmjet internetit, sidomos për zhvillimet në trojet shqiptare. Në këtë vend, ku gazetarët përballen me presione të ndryshme, TopLajm do të jetë ndihmesë për gazetarët që kanë nevojë ta tranmetojnë atë që e dinë dhe kanë fakte për të. Top Lajm nuk do të ndalet. Nuk do të ketë forcë që do mund ti bëjë presion që shkrimet të ndikohen.
View my complete profile

OPINIONIONE

My Blog List