Shteti afrikan i Zambisë po e shqyrton njohjen e pavarësisë së vendit tonë. Ministri i jashtëm i këtij vendi, Kabinga Pande, ka thënë se qeveria e tij po e mer në konsideratë kërkesën për njohje. “Ne do ta diskutojmë këtë kërkesë. Do ta bëjmë këtë me kujdes dhe maturi, si zakonisht”, ka thënë Pande në një intervistë.
Komentet e kryediplomatit të këtij vendi vijnë pas kërkesës për njohje të bërë nga piloti shqiptaro-amerikan, James Berisha. Ai ka dërguar atje një letër zyrtare nga Ministria e Jashtme e Kosovës. Vetëm 11 shtete afrikane e kanë njohur Kosovën, tri vjet pas shpalljes së pavarësisë, dhe Berisha shpreson se ky numër do të shtohet.
“Ne ndjejmë se nuk ekzistojmë në sytë e Zambisë dhe shteteve të tjera afrikane, por ne duam të jemi pjesë e familjes së njëjtë në planetin tokë. Shpresoj që Zambia shpejt do t’i bashkohet listës së shteteve që e njohin pavarësinë e Kosovës”, ka thënë Berisha, që po vazhdon lobimin e tij në këtë kontinent. /indeksonline
Post a Comment