Home Blogger Templates Blogger Tricks & Hacks Tools & Generators Blogs Directory Blogger Falling Objects

Zhduket animacioni 3D “Adem Jashari”

Labels:
Animacioni 3D “Adem Jashari” ka gjasa të mos shfaqet fare. Traileri gjashtëminutash është tërhequr nga ueb-faqja youtube.com. Sipas burimeve të gazetës Koha Ditore, një gjë e tillë është bërë me kërkesën e familjes së heroit kombëtar, ndërkaq prodhuesit e këtij filmi ende nuk e kanë marrë pëlqimin e Jasharëve për shfaqjen premierë të këtij filmi, i paralajmëruar për pesë mars. 

Murat Jashari, të dielën, nuk ka pranuar të flasë për këtë çështje, me arsyetimin se “populli i Kosovës edhe ashtu është i lodhur dhe tema të tilla e ngarkojnë edhe më shumë atë”. Javën e kaluar, kur qe shfaqur inserti nga animacioni “Adem Jashari”, ai i pati thënë gazetës se nuk i pëlqen mënyra sesi është pasqyruar historia e luftës së familjes së tij, me aq sa kishte parë në gjashtë minuta, nga gjashtëdhjetë sa mendohej të zgjaste ky film. 

Prej pasqyrimit jo të drejtë të ngjarjes që ka ndodhur në Prekaz në mars të 1998-s, e deri te ngjyrimi fetar që përmbante traileri, Muratit i kishte ngjallur një mal dyshimesh. Më së shumti i kishte mbetur hatri që deri më sot kushdo që ka trajtuar në çfarëdo mënyre këtë histori është konsultuar paraprakisht me familjen Jashari. Këtë gjë, sipas Murat Jasharit, nuk e kishte bërë Fondacioni i Rinisë Islame në Zvicër, që me 50 mijë euro kishte mbështetur prodhimin e këtij filmi, e as kompania “Sira” - e regjistruar për shumë aktivitete, ndër to edhe aso fetare - e cila ka prodhuar këtë animacion. 

Bashkim Avdiu, përfaqësues i kompanisë “Sira”, nuk ka gjetur kohë të dielën të japë asnjë sqarim për tërheqjen e trailerit  nga interneti, aty ku ishte paralajmëruar animacioni “Adem Jashari”. Nuk ka dhënë përgjigje as në pyetjen nëse filmi do të shfaqet më 5 mars, ashtu siç kishin paralajmëruar më parë. 

“Më telefono më vonë sepse jam i zënë”, ka thënë shkurt Avdiu, të dielën, pas telefonatës së parë. Pas disa përpjekjeve ai nuk u është përgjigjur më telefonatave të gazetës. 
Por Basri Lushtaku, që në filmin e animuar “Adem Jashari” ka rolin e narratorit të ngjarjes, ka konfirmuar një detaj. 

“Me sa di unë Jasharët janë takuar me producentët e filmit”, ka thënë Lushtaku. 
Tashti ai ka bindjen se paraprakisht duhet të konsultohet me familjen, në mënyrë që të nxirret, siç thotë ai, yndyra e atij tregimi. 

“Pikërisht ndoshta kjo ka munguar”, ka thënë ai, ani pse këtë e sheh si problem që mund të mënjanohet dhe animacioni në tërësi të shfaqet. 
“Nëse Jasharët e shohin se diçka me të vërtetë nuk është në rregull, sigurisht se duhet respektuar, sepse është jomorale edhe prej nesh si artistë ta pasqyrojmë një ngjarje e cila nuk ka ndodhur ashtu”, ka thënë Lushtaku. 

Megjithëse para një jave kishte deklaruar se “baca Shaban sa kishte qenë atdhetar aq kishte qenë edhe fetar”, tash Lushtaku ka tjetër qëndrim. 

“Dihet se para së gjithash Jasharët kanë pasur besim në kombin”, ka thënë ai të dielën. Por megjithatë vazhdon të besojë se filmi në të cilin ai ka rrëfyer historinë nuk ka pasur për qëllim as përfitimin material e as përçimin e mesazheve fetare.

“Kompania, po besoj unë, është nisur prej parimeve të shëndosha sesi kanë qenë si familje Jasharët. Nuk ma merr mendja që ka qenë qëllimi që asaj t’i jepej konotacion fetar”, ka thënë Lushtaku. 

Filmi i animuar “Adem Jashari” ishte paralajmëruar se do të shfaqej në kinemanë e vetme të kryeqytetit ABC, në 13-vjetorin e luftës heroike të Prekazit. Përveç që kjo kinema nuk ka mundësi teknike të shfaqë filmin në këtë format, ajo nuk ishte informuar fare që filmi do të shfaqet aty./kn
0 comments:

Post a Comment

About Me

My Photo
Top Lajm
Për këtë artikull dhe më shumë, vizito www.toplajm.com..... Portali TopLajm themeluar në vitin 2010 qëllim kryesor ka informimin e shpejtë, të saktë dhe të paanshëm. Përmes informacionit ky portal do ta bëjë të pamundurën që të edukojë dhe të argëtoj lexuesit. Ideja për themelimin e këtij portali është mbështetur nga një grup gazetarësh, , zhvillues të Web faqeve dhe shumë njerëz që konsiderohen si elita e shoqërisë në Kosovë. Që nga dita kur u dha mendimi për krijimin e TopLajmit synimet ishin të ditura: Avancimi i informimit dhe shpejtësia e transmetimit të lajmeve nëpërmjet internetit, sidomos për zhvillimet në trojet shqiptare. Në këtë vend, ku gazetarët përballen me presione të ndryshme, TopLajm do të jetë ndihmesë për gazetarët që kanë nevojë ta tranmetojnë atë që e dinë dhe kanë fakte për të. Top Lajm nuk do të ndalet. Nuk do të ketë forcë që do mund ti bëjë presion që shkrimet të ndikohen.
View my complete profile

OPINIONIONE

My Blog List