Home Blogger Templates Blogger Tricks & Hacks Tools & Generators Blogs Directory Blogger Falling Objects

Anderlechti po bën të pamundurën për të ndalë fenomenin kosovar Januzaj

Labels:
Krerët e Anderlechtit i kanë premtuar mesfushorit kosovar Adnan Januzajt një vend titullari në ekipin e parë gjatë edicionit 2012-13 vetëm për të refuzuar ofertën e Manchester Unitedit.
Lajmi është bërë i ditur të martën nga mediumet e Belgjikës, kurse është konfirmuar edhe nga drejtori sportiv i skuadrës së Anderlechtit, Herman Van Holsbeeck. Ai ka thënë se është i pikëlluar që skuadra angleze do ta rrëmbejë talentin 16-vjeçar të ekipit belg. 

"I Kemi dhënë edhe ofertë të mirë financiare dhe përveç kësaj i kemi premtuar vend titullari në edicionin 2012-13, pasi ai është vetëm 16 vjeç dhe nuk është i gatshëm që menjëherë të inkuadrohet siç bëri Romelu Lukaku", është shprehur Van Holsbeeck. "Të isha në vendin e tij do të kisha vepruar ndryshe dhe do të refuzoja Manchesterin, por duhet pranuar vendimin e prindërve të tij". 

Po ashtu, është bërë e ditur se Manchester Unitedi do t'i paguajë Anderlechtit një dëmshpërblim prej 700 mijë eurosh për kosovarin Januzaj. 
"Jemi në negociata dhe ende nuk ka marrëveshje, por sipas të gjitha gjasave ai ka zgjedhur Manchesterin për të vazhduar karrierën", tha Van Holsbeeck. 
Januzaj tek Anderlacheti u transferua në vitin 2005 nga skuadra tjetër belge, Bruksel./kn
0 comments:

Post a Comment

About Me

My Photo
Top Lajm
Për këtë artikull dhe më shumë, vizito www.toplajm.com..... Portali TopLajm themeluar në vitin 2010 qëllim kryesor ka informimin e shpejtë, të saktë dhe të paanshëm. Përmes informacionit ky portal do ta bëjë të pamundurën që të edukojë dhe të argëtoj lexuesit. Ideja për themelimin e këtij portali është mbështetur nga një grup gazetarësh, , zhvillues të Web faqeve dhe shumë njerëz që konsiderohen si elita e shoqërisë në Kosovë. Që nga dita kur u dha mendimi për krijimin e TopLajmit synimet ishin të ditura: Avancimi i informimit dhe shpejtësia e transmetimit të lajmeve nëpërmjet internetit, sidomos për zhvillimet në trojet shqiptare. Në këtë vend, ku gazetarët përballen me presione të ndryshme, TopLajm do të jetë ndihmesë për gazetarët që kanë nevojë ta tranmetojnë atë që e dinë dhe kanë fakte për të. Top Lajm nuk do të ndalet. Nuk do të ketë forcë që do mund ti bëjë presion që shkrimet të ndikohen.
View my complete profile

OPINIONIONE

My Blog List